|
| 2 samite vendimtar per Shqiptaret | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: 2 samite vendimtar per Shqiptaret Sat May 30, 2009 3:48 am | |
| Nga Konferenca e Paqes, ku u ndalua copetimi i Shqiperise, e deri te negociatat per pavaresine e Kosoves .
Per te sjelle ngjashmerite politike te dy datave te sipershenuara per fatet e kombit shqiptar, vlen te sillet per lexuesin lemshi i gjerave te paqendrueshme, pothuajse i njejte ne distancen kohore te 88 viteve, per eeshtjen e kombit shqiptar, por tashme te asaj pjese qe iu shkeput kombit me 1913, Kosoves.
Ne kete vit, ambasadoret ne Londer i dhane nje zgjidhje te palogjikshme eeshtjes se kombit shqiptar, duke kenaqur nen kercenimin e ambasadorit rus, perfaqesues i shtetit euroaziatik (qe njihej ne qarqet politike evropiane me emertimin "Xhandar Nderkombetar"), pretendimet e fqinjeve lakmitare te se njejtes bashkesi sllave e ortodokse. Shqiperia e copetuar u ndodh ne fund te Luftes se Pare Boterore para rrezikut te shperberjes perfundimtare. Traktati i fshehte i Londres, ndermjet Antantes dhe Italise me 26 prill 1915, parashikonte ndarjen e tokave shqiptare ndermjet Italise, Greqise e serbo-malazezve.
Nje tjeter marreveshje e fshehte ekzistonte ndermjet Italise e Greqise. Sipas saj, Roma do te mbeshteste kerkesen greke per aneksimin e Korees e Gjirokastres; Greqia do mbeshteste kerkesen e Italise per aneksimin e Vlores. Ne keto rrethana, atdhetaret shqiptare, kudo ku ndodheshin, ndermoren nje levizje te ethshme ne mbrojtje te trojeve shqiptare e te drejtave te kombit. Ishte Ismail Qemali nder te paret qe, ne nje moment kaq kritik, ndermori nje aksion kombetar.
Kryeministri italian, Orlando, e kishte njoftuar Ismail Qemalin se e priste per te biseduar per Konferencen e Paqes ne Paris. Delegacioni i tij kishte rene dakord qe do te bashkohej me delegacionin e kolonive shqiptare qe vinin nga Amerika. Sa zbriti ne Peruxhia, Ismail Qemali u njoftua se Orlando nuk e priste. Ai ishte nisur per ne Paris. Ishte lene porosi qe delegacioni shqiptar te priste ne Itali derisa Orlando te kthehej nga konferenca. U kuptua se flitej per nje izolim te qellimshem. Me thirrjen e egersuar "...me hengren ne bese", me 23 janar 1919, pasi piu nje kafe te sherbyer nga personeli i hotelit, Ismail Qemali u nis drejt konferences se shtypit, ku nuk arriti te shqiptoje asgje. Vdiq me 24 janar. Te afermit thone: "Vdiq i helmuar".
Ne keto kohe anarkie, atdhetaret shqiptare u mblodhen me 25 janar ne Durres, nga ku doli nje qeveri, pa mundur te shmange ndikimin italian. Qeveria e Durresit emeroi nje delegacion per Konferencen e Paqes ne Paris. Te tjera delegacione shqiptare kishin mberritur ne Paris. Mihal Grameno rendit gjashte, ndersa Mehdi Frasheri permend kater dergata: nje delegacion nga Stambolli, nje i Esat Pashes, nje i Rumanise. Por, mbi te gjitha keto te ashtuquajtura delegacione, ku u bene shume perpjekje per te bashkuar qendrimet, spikaste delegacioni nga kolonite shqiptare, qe do te vinte nga Amerika e qe fati nuk e desh te bashkohej me delegacionin e Ismail Qemalit, sie ishte rene dakord.
Ne ato dite aq vendimtare per mbijetesen e Shqiperise, ishte peshkopi Noli ai qe leshoi apelin poetik "Jepni per nenen", ku secila nga shtate strofat mbyllej me fjalet e pavdekshme "Mbahu nene mos ki frike, se ke djemte ne Amerike". Fan Noli, perfaqesues i federates panshqiptare "Vatra", i rrethuar nga nje radhe intelektualesh shqiptare si: Mehmet Konica, Kristo Dako, Mihal Grameno, Kostandin eekrezi, Parashqevi Qiriazi, Sevasti Dako dhe organet "Dielli" e "Ylli i Mengjesit", u shfaq ne jeten e ambientet e politikes amerikane tere force, gjalleri e aktive.
U arrit te ndertohen marredhenie me Presidentin Uillson e anetaret e delegacionit amerikan. Fan Noli u takua me 4 korrik 1918, ne jahtin presidencial "Mayflower", me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i cili i tha Nolit se "...une do kem vetem nje ze ne Konferencen e Paqes ne Paris dhe ate ze do ta perdor ne emer te shqiptareve".
Qendrimi i Presidentit amerikan ishte ai qe shpetoi Shqiperine, rrjedhe edhe e luftes e perpjekjeve qe intelektualet shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes bene per mbrojtjen e pavaresise se Shqiperise dhe formimin e shtetit shqiptar. Influenca e "Vatres", me 72 dege ne SHBA, Kanada e lidhjet e qendrueshme me mbrojtesit e eeshtjes shqiptare ne Angli, Aubrey Herbert dhe Edith Durham, i bene balle me dinjitet lukunise greke, italiane e sllave.
Ishte influenca e "Vatres" mbi delegacionin amerikan qe percaktoi qendrimin e qeverise se SHBA-ve per kete eeshtje. "Presidenti Uillson beri me shume se askush per pavaresine e Shqiperise; Uillsoni refuzoi kategorikisht te nenshkruante marreveshjen, derisa u sigurua ne te drejten veteqeverisese te shqiptareve", u shpreh Noli pas Konferences se Paqes.
Jo vetem nuk pranoi te nenshkruante marreveshjen e copetimit te Shqiperise, por qendrimi i prere i Presidentit Uillson u pasua nga dy nota, "...me te ndritshmet e karrieres se tij, nota qe ndaluan copetimin e Shqiperise", thote Noli. "Vatra" mbajti panderprere nje delegacion ne Paris. Nje nga armiqte me te medhenj te shqiptareve ne ate kohe, Kryeministri i atehershem grek, Venizellos, u detyrua te pohonte se "...Vatra ma hoqi nga dora Vorio-Epirin".
Por historia nuk mbyllet ketu. Ne janar te vitit 1920, Franca me Angline kishin rene dakord qe te zbatohej traktati i fshehte i Londres ne favor te Italise. Nga kjo marreveshje, trupat italiane prej 150 mije ushtaresh nuk po largoheshin nga Vlora, Tepelena, Gjirokastra e Durresi, pavaresisht vendimeve te Konferences se Paqes ne Paris. Por ne Shqiperi shume gjera kishin ndryshuar pozitivisht. Vetedija kombetare ishte forcuar. | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: 2 samite vendimtar per Shqiptaret Sat May 30, 2009 3:48 am | |
| Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes dhe e vendosur ne Tirane, pak dite pasi Avni Rustemi vrau ne Paris Esat Pashe Toptanin, nisi betejen, ate qe ne histori ka hyre me emrin Lufta e Vlores. Plot 87 vjet me pare, me 3 shtator 1920, trupat e fundit italiane u larguan nga Vlora. Tre muaj me vone, me 17 dhjetor 1920, Shqiperia do te behej anetarja e 43-te e Lidhjes se Kombeve. * * *
Paris 1919. Nju-Jork 2007. Kosova prej 8 vjetesh eshte protektorat i OKB-se. Zgjatja e pakuptimte ne vite e zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves ishte oksigjen per Serbine. Filloi te flitej gjithnje e me shume per "ndryshimet demokratike ne Serbi" dhe gjithnje e me pak per barbarine serbe ne Kosove.
Ashtu si ne vitin 1919, edhe tani eshte kolosi i demokracise ne bote, qe mbron nje popull e nje kombesi nga synimet imperialiste e koloniale te sllaveve. Evropa, edhe pse eshte e bindur ne te drejten e shqiptareve te Kosoves, ka qe prej vitit 1999 qe ngurron e tkurret ne pavendosmerine e dukshme per te marre nje vendim: shpalljen e Kosoves si shtet i pavarur. Shkaku eshte, si ne keto 130 vjetet e fundit, druajtja nga Rusia. Takimi i radhes per palet do te jete me 26 shtator ne Nju-Jork. Per gjitha qarqet diplomatike eshte me se e qarte se qendrimet e treshes se ambasadoreve, te ngarkuar per te arritur nje zgjidhje te eeshtjes se popullsise shqiptare te Kosoves, jane te kunderta. Ato shprehen skeptike se Prishtina dhe Beogradi mund te arrijne ndonje marreveshje.
Palet ne bisedime as kane e as do te kene unitet ne 120 apo 1200 dite. Perderisa tre ambasadore nuk jane ne gjendje te arrijne ne nje mirekuptim, perse u dashka qe dy popuj, dy raca teresisht te ndryshme, prej shekujsh armiqesore ndaj njera-tjetres, te arrijne nje mirekuptim, ku njera pale, shqiptaret, duhet te pranojne te jene skllever e pala tjeter, sllavet serbe, kusherinj te sllaveve ruse, te jene skllavopronare; serbet te jene sovranet e shqiptaret te nenshtruarit.
Kete kuptojne me "mirekuptim" serbet e ruset. Evropa pa dhe preku gjenocidin e pashembullt, te ushtruar me hekur e zjarr nga Serbia ndaj shqiptareve, ne vitet e90, qe arriti ne permasa shokuese per boten ne 1999-en. Nuk eshte aspak fjala per gjenocid te ushtruar nga nje njeri, Millosheviei e regjimi i tij, sie u pelqen disave te thone, por per gjenocid te nje populli te semure e te verbuar prej kohesh nga nacionalizmi, popullit serb, i armatosur deri ne dhembe ndaj nje populli e race tjeter, shqiptareve te paarmatosur e te pambrojtur, derisa NATO u doli perkrah. Ishte pare qe me ngjarjet ne Bosnje se mizoria serbe nuk do njihte kufij, se Bashkimi Evropian nuk ishte i afte e i efektshem ne parandalimin e luftes e krimeve serbe per sundim ne Ballkan, ndaj Shtetet e Bashkuara te Amerikes ishin te vendosura, se bashku me Britanine e Madhe, te mos lejonin te perseriteshin ngjarjet tragjike te Bosnjes.
Te gjitha parimet e te drejtes nderkombetare jane ne anen e shqiptareve te Kosoves dhe qendrimi rus, i cili e pa qarte gjenocidin serb, duhet te pershtatet me ndryshimet demokratike ne Ballkan. Ne te kundert, pohon se ka qene dakord me gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptareve. Rusia nuk i lan duart nga ngaterresat e saj tradicionale ne Ballkan, duke thene me cinizem se "...ajo pranon ate qe mund te pranohet nga te dyja palet", nderkohe qe ata e dine me mire se kushdo tjeter se pala serbe nuk e pranon pavaresine e Kosoves dhe nga palet nuk do pranohet asgje.
Nen moton: te shpetohet eete jete e mundur, pasi krijesa artificiale, me emrin sllavet e jugut, u shkaterrua, duke lene pas nje vazhde kilometrike gjaku e piramida trupash pa jete, serbet shpresojne ende ne Serbine e Madhe. Ata bejne sikur i kane harruar veprat barbare te gjenocidit ndaj shqiptareve e boshnjakeve, por po jua kujtojme e do tejua kujtojme perseri e perseri. Veprat gjenocide kunder njerezimit jane kriter per ndarjen e hordhive te egra nga kombi.
Shqiptare, mos prisni qe Federata Ruse dhe Serbia te jene prekur nga pikat e lotit qe rrjedhin edhe pas nente vjetesh ne syte e vejushave, nenave e motrave te shqiptareve te Kosoves, per vrasjen e mbi 10 mije bijve te tyre, 2 mije te zhdukurve, djegien e mijera e mijera banesave, perndjekjen e papare ne historine e Evropes te 1 milion qytetareve. Trupave te NATO-s duhet teju kujtohet shkretetira e shkrumbuar qe ndeshen, kur me 10 qershor 1999 hyne per here te pare ne Kosove. Pasi i mohuan popullit shqiptar te Kosoves vetevendosjen natyrore, e detyruan te heqe dore nga bashkimi me Shqiperine, iu mohua e drejta historike Shqiperise ndaj Kosoves.
Tani serbet e vellai i madh rus kercellojne dhembet imperialiste ndaj drejtesise nderkombetare. Shqiptaret paqesore, bijte e Nene Terezes, bene gjithe leshimet e mundshme dhe pranuan per hir te paqes pakon e ndermjetesit Marti Ahtisari, qe permbante edhe zgjidhje jo te drejta e neperkembese per Kosoven, si rregullimi ligjor i enklavave serbe, i kishave iliro-bizantine-shqiptare, qe pakoja i konsideron pasuri te kishes e kultures serbe e ligjmarrja ne Parlament. Ne keto rrethana, kur fantazma e Rusise cariste endet mbi hapesirat e populluara nga shqiptaret, duhet te jemi me se te bashkuar ne qendrimet tona. Ne Konferencen e Paqes me 1919 ne Paris, delegacioni panshqiptar i "Vatres" kerkoi nje mandat te SHBA-ve mbi Shqiperine, eka do tei shkonte shume pershtat ne keto momente popullsise e trojeve shqiptare te Kosoves.
Zoti President!
Delegatet e kolonive te shqiptareve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Turqise, Rumanise, kane nderin te njoftojne se kane nenshkruar dhe jane dakord me permbajtjen e tekstit te meposhtem, paraqitur ne Konferencen e Paqes. Pjesa me e madhe e delegacionit perbehet nga shqiptare, ndersa teksti perputhet me deshirat e gjithe kombit shqiptar.
Anetaret e qeverise se perkohshme shqiptare kane nenshkruar tekstin qe do te paraqitet ne Konferencen e Paqes drejtuar asamblese, derisa te terheqin vemendjen ndaj gjithe gabimeve te bera ne zgjidhjen qe ata do te marrin per eeshtjen shqiptare, gabim i cili do te eonte ne menyre te pashmangshme ne cenimin e paqes ne Ballkan. eeshtja shqiptare nuk eshte nje eeshtje lokale, ashtu si mendohet, por eshte eeshtje ballkanike dhe si e tille u intereson gjithe niveleve ne mbare boten. Zgjidhja e kesaj eeshtjeje ne menyre paqesore behet e veshtire si shkak i uzurpimit te Italise ne Shqiperi: ky uzurpim mund te cenoje edhe ekzistencen e kombit shqiptar. Kjo e vertete del ne pah nga veprimet e bera prej tyre gjate pushtimit te trojeve tona. Arsyet se perse populli shqiptar ngrihet kunder nderhyrjes italiane, jane si me poshte:
Traktati sekret i vitit 1915, qe u dha mundesi bashkebiseduesve te ndanin Shqiperine mes serbeve, grekeve dhe italianeve, eshte ne kundershtim te dukshem me marreveshjen e Londres se vitit 1913, nenshkruar edhe nga italianet. Gjate viti 1914, Italia tregoi se donte te blinte disa pasuri qe i takonin shtetit shqiptar, ne menyre qe te vendoste aty kolonet italiane, duke shfaqur deshiren per te kolonializuar Shqiperine.
Italia ka hapur ne Shqiperi 180 shkolla italiane dhe ka vene pengesa ne menyre te perseritur per hapjen e shkollave kombetare, rrethana qe tregojne projektin e saj per italianizimin e vendit. Ajo e quan si te drejte mbi Vloren, duke e konsideruar si hinterland, dhe eshte vendosur aq mire, edhe pse ne kundershtim me popullaten, madje ka derguar perfaqesuesit e saj ne Asamblene Kombetare te mbledhur ne Durres me 25 dhjetor 1918.
Italia ndertoi nje hekurudhe qe nisej nga Vlora, pa marre pelqimin e qytetareve dhe kunder deshires se tyre. Regjimi i vendosur ne territorin e pushtuar nga trupat e huaj eshte nje regjim italian, ndryshe nga ai i vendosur prej francezeve ne Koree. Agjente te ndryshem mbjellin perearje mes myslimaneve dhe kristianeve, ne menyre qe ata te njohin protektoratin e Italise. Pushtimi i Vlores, prelud i protektoratit italian ne te gjithe Shqiperine, do te sjelle konflikt lufte ne Shqiperi, qe do te kete pasoje per vendin, por edhe per paqen ne Ballkan.
Shqiptaret jane te sigurt se do tei bejne balle pushtimit italian, sepse per ta ky eshte integriteti territorial. Deshira per te zmbrapsur forcat italiane eshte shprehur gjate asamblese kombetare te mbledhur ne Durres, ku me unanimitet u protestua ndaj mungeses se perfaqesise shqiptare te ardhur nga Vlora, proteste e cila u be edhe pse vendi ishte nen mbikeqyrjen e autoriteteve ushtarake dhe civile italiane.
Ne duam te theksojme se edo lloj dorezimi, qofte edhe zyrtar, nuk eshte i pranueshem dhe per pasoje eshte ne kundershtim me deshirat e popullit shqiptar.
Keto perfundime dalin pas ekzekutimit te traktatit sekret, qe perputhet me deshirat italiane. Do te ishte nje gabim fatal dhe per pasoje do te sillte rreziqe te reja.
Edhe nje here ne Ballkan do te rindizeshin luftera te panderprera, njesoj si u be ne kohen e turqve.
Nese Italia kembengulte te vendosej ne Shqiperi, atehere do te shtonte indinjaten e popullsise dhe ata do te ishin te kercenuar nga ambicia e tyre: Italia do te ishte i huaji qe popujt e Ballkanit do te detyroheshin ta debonin nga toka e tyre.
Per te larguar edo lloj rreziku duhet:
Shpallja e Pavaresise se Shqiperise. Shqiperia duhet te konsiderohet komb i shenjte, njesoj si u be me Polonine, Alsasen, Lorenen, ashtu si e kane njohur ne deklaratat e tyre zyrtare fuqite e medha dhe vendet mbeshtetese. Te anulohen klauzolat e traktatit sekret te vitit 1915, qe kane te bejne me Shqiperine. Te ratifikohen kufijte e Shqiperise dhe te vendeve te tjera ballkanike sipas etnive.
Le tei besohet detyra e udheheqjes se Shqiperise ne hapat e pare te jetes politike nje superfuqie qe do te kishte miresine ta bente kete dhe qe te mos sillte mosbesim nder popujt ballkanike. Ne menyre unanime populli shqiptar deshiron qe nje mandat i tille teu jepet Shteteve te Bashkuara te Amerikes, qe ne nje periudhe shume te shkurter mund ta arrijne kete qellim. SHBA kane autoritetin moral te permbushin nje mision te tille, pa lene shkas per ndonje ferkim mes shteteve te tjera te Ballkanit dhe qe mund te siguronin suksesin e misionit deri ne perfundimin e tij. | |
| | | | 2 samite vendimtar per Shqiptaret | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |