Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sa mirë e njihni njëri-tjetrin?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albani
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 354
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Ferizaj - Kosovë

Sa mirë e njihni njëri-tjetrin? Empty
MesazhTitulli: Sa mirë e njihni njëri-tjetrin?   Sa mirë e njihni njëri-tjetrin? EmptySat May 23, 2009 1:50 am

Sa mirë e njihni veten? Sa i mirë është komunikimi me seksin tjetër? Mbi marrëdhëniet burrë-grua janë bërë shumë studime. Ndonjëherë shkencëtarët dalin në përfundime befasuese. Zbuloni se çfarë urrejnë më shumë bashkëshortët tek njëri-tjetri
Vlen njësoj si për burrat dhe gratë: Partneri vjen nga një planet tjetër

Çfarë shkakton më shpesh zemërim në çift? Nuk e kuptojnë më njëri-tjetrin, apo janë problemet financiare? Edhe kur një lidhje martesore ka mbijetuar, jo rrallë takojmë famëkeqen “prishje e lidhjes për arsye të monotonisë”.

E vërteta është se pas këtyre qëndrojnë kryesisht arsye pa rëndësi, të cilat ia marrin frymën dalëngadalë dashurisë.

Çfarë nervozon gratë:

Nuk më thotë asnjëherë se sa e rëndësishme jam për të
Më duhet gjithmonë të sistemoj shtëpinë pasi ai di vetëm të bëjë lëmsh
Nuk më kujtohet hera e fundit që më ka sjellë lule

Çfarë nervozon burrat:

Gjithmonë do të dijë çdo gjë për mua
Kur bën shopping më duhet ta pres me orë të tëra
Shpik gjithmonë ndonjë punë që duhet ta bëj unë

Është një konflikt, për të cilin Psikologjia njeh tre shkaktarë kryesor: “Burrat dhe gratë flasin dhe jetojnë shpesh pranë dhe njëkohësisht kalimthi me njëri-tjetrin”.
1. Komunikimi

Ndërsa bisedat e grave në shumicën e rasteve nevojiten për të shprehur ndjenjat e tyre, për burrat bisedat janë për të shkëmbyer informacion. Klasike është situata: Ajo shkon në sallon bukurie dhe kthehet me një “look” të ri në shtëpi.

Ai konstaton pa asnjë lloj shprehje: “Oh, ishe në floktore sot”. Këtë ajo e di edhe vetë dhe do të donte më mirë të dëgjonte: “Zemër, dukesh fantastike”.

2. Pritshmëria nga partneri

Nga dashuria pa kushte e fillimit, ku vlente që ta zbuloje dhe ta bëje për vete tjetrin pa rezerva apo kufizime, zhvillohen me kalimin e kohës qëndrime pritshmërie, të cilat duhet t’i përmbushë partneri.

Nëse ai s’e bën këtë, i duhet të ndryshojë. Kjo çon thuajse në mënyrë të pashmangshme – pavarësisht nga seksi – në reagim mbrojtës.

3. Stresi

Faktori i tretë vjen nga jashtë dhe quhet stresi i përditshëm. Një studim i Universitetit zviceran Fribourg – sipas periodikut Psikologjia sot – tregon se rreth 25 % e çifteve jetojnë në një lidhje jo të lumtur.

Nëse një lidhje qëndron për një kohë të gjatë, kjo përqindje mund të shkojë deri në 50%. Më të ndjeshëm ndaj një lidhje jo të lumtur janë partnerët që flasin pak me njëri-tjetrin, por që të dy akuzojnë për një mbingarkesë të madhe stresi.

Dhe në vend që ta përballojnë së bashku këtë stres, “gatuan secili gjellën e vet “. Lidhja mbetet, në këtë mënyrë, në mes të rrugës. Dhe si përfundim kthehen në të panjohur për njëri-tjetrin.

Çfarë duhet bërë?

Zgjidhja tingëllon e thjeshtë dhe quhet pranim. Kjo zgjidhje është terapia e përdorur nga profesorët amerikan të psikologjisë Neil S. Jacobson dhe Andrew Christwnsen.

Hapi i parë: Të pranosh nëpërmjet të kuptuarit

Partnerët të cilët i hedhin njëri-tjetrit akuza, natyrisht që besojnë se tjetri bën diçka të gabuar. Sipas Christwnsen dhe Jacobson çifti duhet të përpiqet ta shohë problemin nga një këndvështrim tjetër.

Nuk duhen diskutuar si të vërteta veset negative të hamendësuara të partnerit. Përpiquni ta kuptoni dhe të zbuloni motivet e vërteta të problemit për t’u çliruar nga paragjykimet.

Hapi i dytë: Pranim nëpërmjet ndjenjës

Kush i thotë bashkëshortit apo bashkëshortes pas një zënke të fortë, se tani ndihet i vetmuar dhe që do të donte që partneri ta mbështillte në krah? Kjo mund të konsiderohet si dobësi, por prej saj mund të nxirren avantazhe.

Apo më mirë t’i kthehesh me ashpërsi dhe më në fund je më i plagosur se asnjëherë tjetër. Këto ankthe, sipas mendimit të ekspertëve, duhen kaluar. Kush hapet, i jep mundësinë tjetrit të reagojë me mirëkuptim dhe ndjenjë.

"Nuk bëhet fjalë të fitosh kundrejt tjetrit. Në çift duhet të qëndrojë në qendër zgjidhja e përbashkët e problemit. Në fund të fundit, përse na nevojitet partneri?", pyet Profesor A. Christwnsen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sa mirë e njihni njëri-tjetrin?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Që kompjuterët në rrjet të shohin njëri-tjetrin
» Si ta njihni veten tuaj ne dashuri? - Numerologjia e dashurise
» Gjumë të mirë për arterie të shëndosha
» Kondicion i mirë për jetë të gjatë
» Diaz: Më mirë vetë se e palumtur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Psikologji-
Kërce tek: