|
| Tregoni vjersha... | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
ScientisT-BoY Antar/e
Numri i postimeve : 217 Filloi me : 27/05/2009
| Titulli: Tregoni vjersha... Fri May 29, 2009 8:14 pm | |
| Ketu mund te tregoni cjersha nga me tew ndryshmet ja po filloj une:
Poezi per femijë:
Abetares...
Abetare, Abetare, Je e dashur, ledhatare, Je e mir si manare, E mbl, e mbl fare. Ti pr dijet je buronja Qumsht nne ke n shkronja, Qumsht nne, fjal eti, Er lulesh, dallg deti, Fllad, puhiz plot freski. Dhe shkreptima, dhe stuhi, Er mjalti luleshqerr, Por dhe spec edhe piper, N u dashte ndonjher...
Abetare, libri i par, Ti msove shkenctar, Ti msove sa shkrimtar Dijetar dhe bujq n ar...
Abetare, Abetare, Ledha-ledha ledhatare do t marrim pas pr fare, Pas pr fare si manare.
N çdo klas, prgjithmon S't harron kjo zemra jon... | |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Fri May 29, 2009 8:30 pm | |
| Zogu Nje zog te vogel zuri nje djale, ai po dridhej dhe i thoshte ca fjale, si ste vjen keq se jam i mitur, si ty i vogel dhe nuk jam rritur, me pret im eze si ty jot eme, po te mos vete valle, cbehet mbreme? Atehere djali vogel mendoj, qau e puthi,pastaj e leshoj.
Vizatimi
Mori leter vizatimi edhe lapsa mori plot vrapon Miri shpejt tek gjyshja dhe dicka ne vesh i thote Dua te te vizatoj qe ta ruash si kujtim dhe te gjitheve ti t'u thuash ma ka bere nipi im. Ja fytyra gjithe rrudha ja dhe syte ngjyre gri buzeqesh dhe pak moj gjyshe sa serioze rri dhe ti. | |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Fri May 29, 2009 8:31 pm | |
| KOMANDANTI ËSHTË I GJALLË
Re të zeza mbuluan Prekazin Shumë çetnikë e nxinë lëndinën Adem Jashari dredh mustakun Dhe në çark e puth martinën.
Në nishan të pushkës së gjatë Pak më tutje Shaban plaku I betuar n`shqiponjë t`flamurit Për të gjallë s`lëvizë nga pragu.
Nga frenxhia bërtet Hamza Si kreshnikët në ditë të veta Heu çetnikë ju farë e fëlliqur Jo s`ka vdekur Azem Bejta.
Krisën pushkët përnjëherë Si rrufetë që bijnë nga qiell Gjoksin Hamza i vë gjyles N`ato çaste u ndal dielli.
Si dragoi zjarr qet nga goja Luftë e këngë Ademi i nisë Sikur kosa që rrëzon barin Rrëzon çetnikët ballëqëndisë.
Komandanti është i gjallë Legjendë u bë ky emër Gjithë shqiptarët kudo janë Komandantin e kanë në zemër.
PARA VARRIT TË KOMANDANTIT (Një ushtar i bataljonit “Atlantiku”)
Larg në Amerikë ishim Mendjen n`Kosovë e kishim, N`jug t`Evropës plakë Kosova digjej flakë. Formuam “Atlantikun” Kaluam Atlantikun, Të veshur me barot Kosovës t`i dalim zot. Rezezat i shporrëm qiellit Për rrezet e ngrohta të diellit, Erdha në Prekaz o trim Edhe sot je komandanti im. Buza më dridhet në vaj Mos më qorto pse qaj, Deri në fund të kësaj bote S`harrohet lavdia JOTE.
| |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Fri May 29, 2009 8:33 pm | |
| MË THANË…
Më thanë lulet Na merr në vjershë Vjersha do behar, Më thanë bletët
Ç`bëjmë ne pa lulet Vjersha do nektar. Më thanë fëmijtë Na merr edhe neve
Vjersha do rritë, Më tha dielli Lulet, bletët, fëmijtë Nuk bëjnë dot pa dritë.
Më tha shiu Edhe unë do të vi Pa stuhi e erë, Si do të rriten lulet
Si do të rriten fëmijtë Kur s`shohin ylberë. Ua hapa derën Luleve, bletëve E fëmijëve përnjëherë,
Hyri edhe dielli E mora dhe shiun Vjersha u bë ylber.
Më tha trimi Me pushkën time Edhe unë do të vi, Ju asnjë pa mua Fare s`keni vlerë Po s`patët liri.
LIRISË
Në Likashan e Drenicë
Lirisë iu gëzua edhe guri
Në fshat mbi gjashtë lisat
Lirshëm valon flamuri.
Liria ka aromë lulkuqeje
E ngjyrosur me ngjyrë gjaku
Ajo ka flatra sikur pëllumbi
Vjen e na përgëzon te pragu.
Dhe ju pyetni kush e solli
Nga Bajgora n`male të Sharrit
Në gjithë Kosovën atë e solli
Ushtria e Adem Jasharit.
SHUMË DEGË NË NJË TRUNG
Në Likashanin shkëmbor
Janë gjashtë lisa shekullor
Me degë të gjëra lisat bung
Që të gjashtët në një trung.
Istikam i UÇK-së dikur
Sot mbi ta valon flamur
Duke biseduar me ta
I pari lis kështu më tha:
Jam Shqipëria, zemra ime
A e sheh nuk jam jetime
I dyti lis më kapi për dore
Unë-tha-jam Kosova Lindore.
I them të tretit ti kush je
-Ilirida si s`më njeh
Me Kosovën këtu rrimë
Kemi pranë dhe Qamërinë
Me Plavë-Gucinë mish e asht
Sa shumë degë, por një trung bashkë.
Kështu të gjashtët jemi rritë
Bashkë i përballuam stuhitë
Na u zgërdhinë bishat me dhëmbë
Por gjithëherë qëndruam në këmbë.
| |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 2:21 am | |
| Poezi Romanike: O zemer e mjere | | O zemer e djegur Ta puthje nje here Pa le te kishe vdekur T'ja puthje nje here syte Ta plotesoje deshiren Le te mbeteshe pa drite Do ti mbaje mend fytyren Eh si eshte ndertuar kjo bote Themelet dot nuk ja gjen Germon, por mundi te iken kot Se ne drite asgje nuk kren Ketu lindi gezimi Ketu lindi perpjekja Me tutje hidherimi E me tutje vdekja Vitet jane duke kaluar Dita diten zevendeson Dhe njeriu i shqetesuar Ti ktheje prapa kerkon Me falni qe shkruaj keshtu Kjo eshte menyra ime Nuk kisha rruge tjeter Histori eshte jeta ime Zemren e qeshur, te gezuar Kur dikush e ngacmon Sjo me s'ka per te pushuar Por vetem helm leshon. |
| |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| | | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| | | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| | | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 12:59 pm | |
| Kthim i pamundur ketu, s'degjon nje gje te mire, mes te ftohtit te dimrit, kur ngrin liqeni,muroset si beton, kur mbart peshen e ndarjes se peshtire, "do kthehesh?"-pyet zeri i nje gruaje ne telefon "a ka mbetur tek ti ndopak mall e deshire?"... s'degjon nje fjale te mire nga miqte, nga televizori llafazan ngjyra-ngjyra por pa shpirt asnje lajm zemerngrohes nga horizonti i ngrire, pervec ndonje avioni rrugehumbur qe shket ne qiellin e hirte. "s'ka mbetur ne zemren tende asnje fije meshire?"... prape,s'merr nje shenje te mire e te mbare, kur nisesh nxitimthi-nevrikosur, tendosur si nje tel shtenguar fort ne kitare eshte vone ta riparojme dashurine e leckosur, i vone zeri i nje gruaje qe therret mbas duke qare... ketu,s'degjon njeriu nje gje te mire, ne hasmeri me dimrin,brenda ngujuar, nje zile telefoni, e zeri i saj i mpire me lot i lagur,me boren qe bie ngarkuar. "a do vish,ta perzesh dimrin me diellin ndaj te gdhire?"... | |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:00 pm | |
| Mundesia per te me dashuruar... Dhe u merzita se qeni nje udhetar i lodhur, ne stacionet e ftohte e te larget te autobuzeve inter-urbane, dhe nga canta plot me letra te cjerra mbushur me vargje te palexueshem e pa vlere... Une do ti nderroja keto, me nje kafe te pire bashke me ty, te Bar Dashuria, ne nje mbremje tiranase te bere qull... Atehere ne Tirane, s'pushonin shirat, Dhe politika e kish helmuar cdo pellg ne rruge e cdo gota ne lokale... emisionet e lajmeve, propozonin udhetime, hedhje stresi, piknik ne Dajt e budallalleqe te tjera si keto, kurse une, do ti lija te gjitha, thjesht per nje capitje krah teje andej nga Shetitorja... Dhe emisionet genjeshtare te lajmeve, udhezonin te visheshim trashe, te flisnim per politike, e te merrnim pjese ne mitingjet protestuese ne sheshin me te madh te Shqiperise, e une, nuk nuk pata kurre ftohte, rrugeve te Tiranes, dhe kurre s'fola per te flamosuren politike, une thjesht, preferoja te kembeja dy fjale me ty, ulur mes qetesise se lagur te shiut, ne stolat e kalbur te Qytetit Studenti... Dhe atehere une behesha autobuzi qe hipje ti, dhe beja gare me gjithe taksite, e perhere, enderroja ecjen tone te shkujdesur krahperkrah, nen veshtrimin e pemeve dhe te zogjve te lagur, nga Kodrat e Liqenit... Dhe perhere, emisionet e lajmeve, rekomandonin ilace e mjeke popullore, e mua asnjeri s'me beri derman, dhe as syte e ftohte fshehur mbas syzeve nuk me thane gje, une enderrova vec nje shikim tendin, ne mbasditet e perbaltura nen shi, neper rrugicat e Qytetthit Studenti... Dhe si perfundim, u merzita se qeni nje rrugetar i rraskapitur neper stacionet e ndritshem e te ftohte nderkombetare, dhe nga biletat e lemuara te avioneve pa shpirt, e une, une, Desha vetem mundesine, qe ne te dy te rrinim mbeshtetur te njeri tjetri ne nje autobuz-urban,te shkaterruar qe gulcon rrugeve te Tiranes... Ndersa emisionete merzitshem te lajmeve, benin reklama llotarish, e ulje cmimesh fluturimi, dhe njerzit s'me kuptonin neper mbasditet e qullura te Tiranes, kur une, shkruaja vargje te palexueshme e te pavlera per ty, e kur vizatoja emrin tend ne xhamat e mjegulluar te autobuzeve te lodhur urbane... une, te gjitha keto, do ti flakja tej, vetem per mundesine qe ti te me dashuroje... | |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:00 pm | |
| ashuria jote Dreq o dreq! me mbyte me kete furine tende, ashtu sic mbyt cdo sekonde vala bregun, si buke me djathe shpirtin ma hengre, me do te gjalle apo te vdekur? s'te pelqej keshtu sic jam? une s'mund te ndryshoj, s'jam prej plasteline, s'jam serbi qe naten te te sulmoj, ti s'je thika tradhetare qe me ngulet mbas shpine. C'ben keshtu, me shterngaten tende, me mbyte ashtu sic mbyt vala shkembin. si Prometeut melcine ma hengre, gjithe qelizat e trupit me therin, me dhembin. Djall o djall! me fundose , sic fundos vala bregun, s'e kuptoj, ti, me do te gjalle apo te vdekur? | |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:00 pm | |
| Poezi pa emer nuk mjaftuan netet, ditet, nuk mjaftuan kohet qe u ngrohem ne diell, s`mjaftuan mundimet qe na rraskapiten, as krenaria jone qe endet ne qiell. jo s`mjaftuan netet as ditet... nuk mjaftoi dhimbja deshperimi thyerjet e zemres qe i beme zakon, buzeve ndoshta ngeli gezimi se as mua as ty askujt si takon. s`mjaftoi dhimbja deshperimi... s`mjaftuan fyerjet thashethemet, ne rruget e jetes zenkat dhe merite, fjalet me banale nga me ekstremet, te na benin te heshtnim nje dite. s`mjaftuan fyerjet , thashehemet... s`mjaftoi denimi qe na dha Zoti, nuk deshem ti mblidhnim mendte e kokes, i harxhuam ditet ashtu kot se koti, duke prishur e shkatrruar cdo skaj te botes. se nuk mjaftoi denimi qe dha Zoti... prishem dhe shkaterruam mijra zemra, mijra fytyra shpesh i ngurtesuam, dhe qeshem pastaj te lumtur si kucedra, kucedra qe vdekjen tone harruam. ne prishem e coptuam mijera zemra... ngritem koken pastaj kerkuam fajtoret, hodhem tonalata balte mbi njeri tjetrin, e mbrojtam veten me fjalet me te mira qe kane fjaloret, dhe kurre nuk heshtem te degjonim te vjetrit. se ne ngritem koken kerkuam fajtoret... s`mjaftoi per ne te ligjte kjo bote, megjithese jetuam si te babezitur, dhe tani cdo gje eshte e kote, heshtim fajtore vdekjen duke pritur. s`mjaftoi per ne te ligjte kjo bote... s`mjaftuan as profetet me thirrjet e Zotit, as engjejt e Tij qe po na keqyrin, s`mjaftoi jeta qe shkoi kot se kotit, se vec nj grusht dheu do t`na mbushe syrin. se nuk mjaftuan as profetet e Zotit... | |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:00 pm | |
| Dhimbja e kesaj bote ! te gjitha lutjet drejtuar Zotit, rrodhen e rrodhen nga buzet, dhe me pas pikat e lotit, shkane nga syte e rane mbi udhet. ne balten e ketij qyteti te shurdhet...
te gjitha thirrjet drejtuar njerzve, u coptuan ne gerxhet e mosperfilljes, u betova te hesht ne jete te jeteve, si derish, larg botes,prane dhimbjes. si nyje qe si dorezohet kurre zgjidhjes... ushtat e fatit me qelluan sot, e une rashe ne balten e jetes me dhimbje, ilact e kesaj bote s`me sherojne dot, as hena as yjet as dielli i kuq ne lindje. mes baltes jam, me boten ne grindje... qesh bota me syte e mi te vdekur, ne balten e peshtire te kesaj jete, e i lutem Zotit me nje ze te mekur, qe te me marre dhe mua atje ku eshte, me vete. larg cdo gjeje, genjeshtre ,te vertete... ******** te gjithe njerzit bien ne deshperim, dhe pesimizmi behet pjese e pandare e jetes sone. nuk me pelqen po ja qe biem ne te dhe askush nuk mund te na nxjerre.me vjen ne mendje nje strofe qe nuk di se ne c`fletore e kisha shkruar: shpesh nuk me pelqen te rri si i braktisur, dhe kur jam i merzitur kot se koti te qesh. as ngushellim te kerkoj per ate qe ka ikur, nuk e pelqen, po detyrohem ti bej shpesh... | |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:00 pm | |
| Eja... "eja me diellin, eja, dhe perpije detin, merre boten, falma qiellin"... Xh.Spahiu eja, ahere kur era te gremise mes baltes dhe gjethet e fundit, kur lumenjte kalteroshe (dhe syte e mi)te turbullohen, kur pemet e zhveshura me paturpesi deget lakuriqe te tundin, kur pellgejt mes kalderimit me akull te mbulohen. eja, me henen ndricuar muzgjeve, kur veshet te te dhembin prej zhurmes te makinave, kur kerrkush mos te te njohe me rrugeve, shfaqu si nje afishe larushe ne xhamat e vitrinave. eja ahere kur bota e ndyre ne surrat te te plase deren, kur si xhind i xhidosur duart te te dridhen, s'ka gje!sill me vete dhe shterngatat dhe eren dhe kujtimet hidherake qe s'mund te hidhen... eja, se ne qilar kam ruajtur per ty ne torbe me molle, dhe mbi prush dy misra te pjekur, u pa puna,te jap bluzen time se je veshur holle, e ne mesnate si lugate rreth oxhakut do hame buke te thekur... eja, duku kur ditet te filloje te numroje dhjetori, kur lumenjte dhe syte e mi kalteroshe te turbullohen, jo kur te plakur, te jetojme nga zorri, jo ahere kur varret me ferra te ne mbulohen. eja,tani se malli si dreqi na mori, jo ahere kur emrat ne kete bote te na harrohen... eja, me muzgun e zverdhur nga hena, eja para se buket e thekura te ftohen... | |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:01 pm | |
| Dhurata e Zotit... Dheu im! I embeli! perkulem te puth, Ti me le mbi buzet e mia nje cope balte te dashurise tende, S'kam vend tjeter ne bote vec teje, ku mund te ngre nje kasolle, te mbjell hardhi, te kullot bagetite qe Naimi mi la amanet, ku mund te luaj me shoket si cilimi, te cjerr gjunjet, te gervisht hunden, te pi uje ne pellgjet, te mbledh molle , e manaferra, e te fle mbi ty, te martohem pastaj, dhe femijet e mi harrkate te laterzhyhen ne balten, ne mjalten tende... Ty te kam, Dheu im, Ti je dhurata e bukur nga Zoti, mjere ata qe nuk ta diten vleren, dhe u enden neper shkretetire... Te puth, ndiej ne gjuhe shijen e djerses, se gjyshit, Adhetine e gjakut te deshmoreve, Lotet e kripur ne grave,per burrat ne kurbet, Shijoj Dashurine Hyjnore, Ate te paren, qe Adamin e krijoi prej baltes tende... Dheu im! I embeli, shtrihem te vdes, e shpirtin t'ja dorezoj Zotit, Dhe pastaj mbulohem me ty, Sepse ti me do edhe keshtu, te vdekur. Dheu im! I embeli im! | |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:01 pm | |
| Puthja e duarve te rrudhura.. (Gjyshes time) Me ler te ti puth duart qe jane rrudhur, si kodrat e ketyre aneve, ato duar,qe dikur buke u dhane partizaneve. Dhe te ve koken, ne preherin tend, te me tregosh si dikur perralla, nga ato qe s'gjenden ne asnje vend, dhe te ma kete ziline gjithe mehalla. gjumi te me munde, ne ritmin e ninullave qe ti kendon per mua, te me lemosh ballin, aty ku fati im u shkrua. te me mbulosh pastaj, kur te zbulohem naten, kur te kollitem... te shqetesohesh kur me humb, se mos ujrave mbytem. me ler te ta puth ballin, ate te rrudhurin, mbushur me brazda hallesh, mua te paudhin, te perkedhelurin tend djegur mallesh. kam malli per ty ketu ne shpirt, qe ushtaon si mijera zera tellallesh... | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:05 pm | |
| Patat e vogla lahen liqen koken ulin poshte bishtin lart e ngrejne lahen pastrohen per bukuri pastaj mak mak mak shkojne ne shtepi | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:06 pm | |
| Patat e vogla lahen liqen koken ulin poshte bishtin lart e ngrejne lahen pastrohen per bukuri pastaj mak mak mak shkojne ne shtepi | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:09 pm | |
| Mirupafshim dallendyshe mirupafshim ,kthehu perseri mirupafshim mikja ime fat te mbare ne vendin tend te ri | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:09 pm | |
| Sa shume deshire une kisha te ngrihem ne hapsire, si zog te fluturoja ne qiellin tim te lire.
Nje zogu une iu luta qe krahet te mi jape. Nje here te fluturoja pastaj tja ktheja prape.
U ngrita mes reve i lumtur shend-e-vere. dhe zogun e lashe une me krahe... te preeeeeeeeeere.
Mu duk shume i merzitur, ndaj zbrita prape ne toke. Me mall e perqafova si mik edhe si shok.
Dhe nisem te dy bashke ne me mijera fluturime. Ai me krah't e tija dhe une me kengen time. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:09 pm | |
| Keni pare a s'keni pare Ne pallat kemi nje djale.
Prinderit halli i ka zene Se ben naze per te ngrene.
Ne guzhine e ne ballkon E ndjekin me pjate ne dore.
- Qejfin mamit mos ja prish Ha tu befsha nje thele mish.
- Une s'e ha thelen e mishit Po si ra daulles gjyshi!
- C'thua keshtu more Beni? Ku ta gjejme? Daulle s'kemi.
- S'ka daulle? - Jo nuk ka. E po mire, dhe une nuk ha!
E menduar flet mamaja - O gjysh na gjeti belaja.
Qe ti behet qejfi Benit Gjyshi i bie Legenit. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:09 pm | |
| Iriqi i vogel, u semur, me rrufe, e kolle, temperature.
Mamaja shpejt, e shpejt e mori, dhe e coi, tek doktori.
"Do beje gjilpere" doktori thote, iriqi qan, e qan me lot.
E mori vesh, nje pyll i tere, s'ben dot iriqi, nje gjilpere!!!! | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:09 pm | |
| Mac, mac kokedac tunde bishtin o pertac eja mac te rrish me ne dhe perkund gocen e re
Pa o mac , o hundelesh do te bej nje pershesh nje shami do te qendis qafen tende ta stolis
Tani fli se erdhi gjumi te ligat i mori lumi | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:09 pm | |
| Vogelushja jone Elone ditelindjen sot feston vijne shoket shoqet vijne mbushin plot me gaz shtepine
Ne nje goje te gjithe thone 100 vjec u befsh Elone
Sot dhe lulja e shqiponjes duket sikur i thote Elones Cfare kerkon te te dhuroj ja nje gjethe po e shtoj
Si na shtohet ne blerimi ty Elone tu shtofte gezimi.. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... Sat May 30, 2009 1:10 pm | |
| Tregojnë se një maçok ish i fortë sa s'kish shok, kur dilte të gjatonte, asnjë mi nuk' i shpëtonte, minjt' e gjorë desh u shuan, ca të pakët që shpëtuan, në vrimë rrinë të tërë nga frika se mos i zërë, maçi përgjon nat' e ditë, po s'dalin nga vrima mintë, rrinë ndënë prak. Po për këtë shkak, maçi, një mëngjes, shtiret sikur vdes dhe në një litar nga këmbët u var, as tundet, as flet, mitë, me të parë, pandejnë vërtet se, maçokn' e kanë vrarë, Në dhomë, guxojnë qasen mengadale, nga gazi këndojnë dhe kërcejnë valle, i vdekuri qeshi,
dhe ra nga litari, zuri minj sa deshi, ata që shpëtuan me vrap u larguan. "Tekdo që të vini, thosh maçi me vete, shpëtim nukë kini se di marifete, di të them të rreme, di të bëj llagëme."- Maçi një të diel. U lye me miell. Minjtë këtë dhunë, Nuk' e kupëtuan dhe ju afruan, një nga një u zunë. Një mi plak me mënd, i ditur, i vuar, s'u qas n'atë vënd: "Të kam kupëtuar, dhe miell në ke s'të bie në duar se të di kush je sot s'më gënjen dot, s'më qesh dhe thes me miell të jesh, nuk qasem, mos ki shpresë." Tha miku dhe iku. Armikut, kush s'i vë besë, shpëton nga rreziku | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Tregoni vjersha... | |
| |
| | | | Tregoni vjersha... | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |