Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tuna Sejdiu: Deri tani asnjë djalë s’e ka merituar t’i kushtoj një këngë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Tuna Sejdiu: Deri tani asnjë djalë s’e ka merituar t’i kushtoj një këngë Empty
MesazhTitulli: Tuna Sejdiu: Deri tani asnjë djalë s’e ka merituar t’i kushtoj një këngë   Tuna Sejdiu: Deri tani asnjë djalë s’e ka merituar t’i kushtoj një këngë EmptySat May 30, 2009 3:34 pm


Tuna Sejdiu: Deri tani asnjë djalë s’e ka merituar t’i kushtoj një këngë 1243247146-tuna-sejdiuGjithmonë
top, ajo befason publikun me gjëra ekstra. Këndimi, videoklipet,
performancat nëpër koncerte e bëjnë të veçohet nga koleget e tjera...
Gjithmonë
top, ajo befason publikun me gjëra ekstra. Këndimi, videoklipet,
performancat nëpër koncerte e bëjnë të veçohet nga koleget e tjera.
Njëra ndër të paktat këngëtare nga Maqedonia me të cilën mund të
krenohen shqiptarët atje. Vokali i saj është vlerësuar nëpër shumë
festivale. Ajo premton album të ri dhe një duet si befasi për fansat.
Nuk flet për jetën private pasi i është keqpërdorur disa herë. E bukur,
e thjeshtë dhe me shumë klas, Tuna Sejdiu rrëfen gjëra interesante,
ekskluzivisht për “Panoramaplus”.

Tashmë
këngëtare e afirmuar dhe shumë e pëlqyer nga publiku, ke shumë fansa
gjithandej ku jetojnë shqiptarët, si i vlerëson këto vite në skenë?


Për mua vitet që kaluan pos që më dhanë suksesin falë këngëve, më dhanë edhe diçka shumë të vlefshme, shkollën jetësore.

Nga kush ke pasur përkrahjen më të madhe dhe nga kush përkrahesh tash?

Unë
gjithmonë kam pasur përkrahjen e njerëzve të afërt, qoftë të familjes,
shoqërisë bile edhe kolegëve gjë e cila është shumë e rëndësishme për
mua.


Ke pasur vështirësi për të arritur deri këtu ku je tash?

Natyrisht që po, shumë herë kam thënë që jam perfeksioniste në punë dhe kjo më ka kushtuar shumë.

Kush e ka në dorë menaxhimin e punëve rreth karrierës tënde?

Vitet
e fundit merrem vetë me menaxhimin e punëve të mia, kam njeriun i cili
merret me marrëdhëniet me publikun dhe ai kryen pjesën më të madhe që
më lehtëson shumë.


Ke
këngë me tekste shumë interesante gjë që të bën më të veçantë nga
këngëtaret e tjera të estradës, kujt i dedikohen këto tekste?


Asnjë
këngë e imja nuk i është dedikuar dikujt konkretisht, ndoshta të
frymëzuara po. Mendoj që nuk ka merituar deri sot dikush t’i dedikohet
ndonjëra nga këngët e mia që përmbajnë një peshë të madhe artistike.
Ndoshta jo modeste nga unë, por kështu mendoj, kjo nuk do të thotë që
nuk do të vijë dita që do t’i kushtoj jo vetëm këngë po dhe një album
njeriut të zemrës.


Edhe stili yt i veshjes nëpër paraqitje dhe evenimente të ndryshme duket diçka ekstra, me kë bashkpunon në këtë drejtim?

Bashkëpunoj
me dizajnerë të ndryshëm në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Kjo më jep
hapësirë dhe të eksperimentoj me stilet e ndryshme të tyre. Kohëve të
fundit kam bashkëpunuar me Valdrin Sahitin, një djalosh për të cilin
jap gjithë respektin tim. Shumëherë i mbështetem edhe shijes time.


Po
jeta në Selanik si është, çka bën Tuna gjatë kohës së lirë atje,
preferon jetën e natës atje dhe a ka dallime mes Selanikut e Shkupit?


Me
mbarimin e studimeve të mija edhe relacioni im Shkup- Selanik mori
fund, gjëqë më dha një lehtësim të madh në punë. Kjo nuk do të thotë që
nuk i hip makinës edhe nuk shkoj për një shfrenim qoftë i jetës së
natës, qoftë ndonjë shopping. Selaniku gjithmonë më ka pëlqyer si
destinacion për t`i mbushur bateritë.


Je duke mbaruar studimet, deri ku ke arritur?


lart ceka që përfundova studimet, më 3 korrik pres të ndodhë
ceremoniali i diplomave në Selanik, një ditë shumë e veçantë për mua
dhe familjen time.


Jeta
juaj private kohëve të fundit ka qenë shumë e përfolur nëpër media,
gjithashtu po publikohen foto të ndryshme, është në lidhje Tuna me dikë
apo jo?


Eksperienca
ime personale me mediat lidhur me jetën time private më ka bërë shumë
të rezervuar në këtë temë. Kjo do të thotë që nuk do të flas më sepse
çdo informatë e imja deri tani u ekzagjerua e u pompua edhe i’u servir
publikut në forma të ndryshme.


Po pregaditesh për sezonin veror, ke planifikuar ndonjë koncert deri më tani?

Për mua ky sezon do të jetë i nxehtë, si dhe vetë projektet e mia.

Pas
bashkëpunimit me Viganin dhe duetin “E boj nxehtë”, ke planifikuar
diçka të re për këtë vit dhe çfarë presin fansat nga Tuna?


Pos albumit tim do të vijë edhe një bashkëpunim shumë interesant që do t’i befasojë të gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
Tuna Sejdiu: Deri tani asnjë djalë s’e ka merituar t’i kushtoj një këngë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si ta Bllokojm ndonje Web-Site pa Poseduar asnje Softwere
» Adelina: Së shpejti do të kem edhe një këngë e videoklip të ri
» Kenge Labe
» Hisoria e nje kenge 600 vjeqare
» Nora realizon këngë të re

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: