Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Drogat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Drogat Empty
MesazhTitulli: Drogat   Drogat EmptySun Jun 07, 2009 8:24 pm

eshte nje rrjet aq mire i organizuar i prodhimit, perpunimit,
distribuimit dhe perdorimit te droges, saqe edhe masat me te rrepta
legale nuk kane gjasa per nje kohe te gjate ta zhdukin. Mbetet qe te
kufizohen keto kanale te thella, qe te ndergjegjesohet rinia jone dhe
se paku deklarativisht te potencohen rrethanat parandaluese dhe
favorizuese qe eojne ne nje ekspansion masovik te kesaj shprehie
ogurzeze. Kjo per vete faktin se deri me sot nuk kemi nje program
nacional kunder narkomanise, ne te cilin rolin e vet te
pazevendesueshem do ta jepnin te gjitha strukturat dhe institucionet
shoqerore e shteterore, sie jane sherbimi shendetesor, organet e rendit
e te perndjekjes, mediumet, sistemi i pergjithshem arsimor, feja e te
ngjashme. Sugjerimet e mesiperme nuk jane ndonje parafrazim megaloman,
por nje pervoje mjaft dobiprurese qe vite me radhe po zbatohet ne
vendet e zhvilluara perendimore dhe SHBA.


Ne kuptimin gjithperfshires droga paraqet nje varg materiesh
psiko-aktive, te cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kane
aftesi qe te ndryshojne dhe demtojne seriozisht integritetin
psiko-fizik te subjektit i cili i perdore, gjegjesisht i keqperdore
ato. Thuhet me te drejte se abuzimi me keto substanca psikotrope eshte
nje problem i madh shoqeror dhe shendetesor mbareboteror, ngase pasojat
qe dalin nga efektet e drejtperdrejta dhe te terthorta nga kjo shprehi
e kobshme morbogjene jane shumefish te demshme per vete individin qe
eshte bere rob i marrjes pa mase i materieve dehese, si dhe per rrethin
me te gjere social ku jeton dhe vepron ky ose nje grup me i madh
abuzuesish te drogave.

Qe te kemi nje ide me te qarte mbi kete fenomen te rrezikshem
mediko-social, dhe jo vetem kaq, fillimisht do tei referohemi
definicionit mbi varshmerine nga droga qe koheve te fundit e ka dhene
Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH), ne te cilin tekstualisht
thuhet: Vartesia nga droga paraqet nje gjendje te intoksikimit
(helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmesintetike, dhe
e cila karakterizohet me nje deshire dhe apasion te prafrenueshem qe te
merret me edo kusht, prirje per te rritur dozen (toleranca), varshmeri
fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e
narkomanit. Problemi del se eshte edhe me i mprehte kur kihet parasysh
fakti se kjo epidemi moderne me se shumti prek rinine, ardhmerine e edo
komuniteti, ne tere globin, duke mos kursyer asnje shtree sociale dhe
perkatesi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme
qe shoqeron edo abuzim me keto lende shkundulitese eshte shfaqja e
sindromit abstinencial fill pas nderprerjes se konsumimit te droges,
shpeshhere edhe me simptome dhe komplikime me te renda se substanca qe
ka shkaktuar kete varshmeri kembengulese.

Ne kete grup materiesh nootropike, para se gjithash, sipas klasifikimit
me te ri te erregulliomeve mentale, qe vijne si rezultat i perdorimit
kompulsiv, bejne pjese keto nengrupe substancash distimike:

*
alkooli
*
opiatet
*
kanabinoidet
*
sedativet dhe hipnotike
*
kokaina
*
kofeina dhe stimulues te tjere te sistemit qendror nervor
*
halucinogjenet
*
duhani
*
tretesit qe avullohen
*
adikcioni me me shume lloje drogash njekohesisht.

Duke patur parasysh objektivin e ketij diskutimi, aspektin teorik dhe
praktik te kesaj materie kaq voluminoze, do te shqyrtojme perciptazi
shkaqet dhe faktoret qe sjellin deri tek paraqitja dhe perhapja me
permasa kercenuese te ketij vesi kompleks qe me nje shpejtesi
marramendese demton dukshem mireqenien e mbare njerezimit, pa mos
anashkaluar edhe mjedisin tone vulnerabil. Perkunder ligjeve dhe
konventave antidroge qe ka miratuar edo shtet, dukuria e narkomanise sa
vjen e po behet me aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve te
rinj, bile edhe nder nxenesit e shkollave fillore.

eshte nje rrjet aq mire i organizuar i prodhimit, perpunimit,
distribuimit dhe perdorimit te droges, saqe edhe masat me te rrepta
legale nuk kane gjasa per nje kohe te gjate ta zhdukin. Mbetet qe te
kufizohen keto kanale te thella, qe te ndergjegjesohet rinia jone dhe
se paku deklarativisht te potencohen rrethanat parandaluese dhe
favorizuese qe eojne ne nje ekspansion masovik te kesaj shprehie
ogurzeze. Kjo per vete faktin se deri me sot nuk kemi nje program
nacional kunder narkomanise, ne te cilin rolin e vet te
pazevendesueshem do ta jepnin te gjitha strukturat dhe institucionet
shoqerore e shteterore, sie jane sherbimi shendetesor, organet e rendit
e te perndjekjes, mediumet, sistemi i pergjithshem arsimor, feja e te
ngjashme. Sugjerimet e mesiperme nuk jane ndonje parafrazim megaloman,
por nje pervoje mjaft dobiprurese qe vite me radhe po zbatohet ne
vendet e zhvilluara perendimore dhe SHBA.

Meqe momentet etiologjike jane te shumta, faktoret dhe rrethanat qe
shpien deri ne perhapjen e narkomanise do tei klasifikojme ne tre
grupe, edhe ate: faktoret qe percaktojne personalitetin e narkomanit,
kushtet socio-ekonomike dhe vete substanca psikoaktive si faktor
provokues.



1.
Per sa i takon veeorive qe karakterizojne tiparet e personit qe
konsumon droge, mund te thuhet se ne rastet tipike keto subjekte jane
adoleshente psiko-labil te cilet pervee tjerash jane intolerant ndaj
streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacake me teke te
euditshme, psikopate latente qe jane personalisht te papjekur,
neurotike dhe individe qe i perkasin grupit eborder linee, si dhe nje
dyzine delikuentesh qe i ka inaktivizuar per pune kreative ndjenja e
mosbesimit dhe agresivitetit.



1.
Me te akuzuar dhe njeherit me te prevenueshem jane konditat
socio-ekonomike, ne te cilin rolin dominant e ka funksionimi i
shendoshe i mjedisit familjar me te gjitha premisat e harmonizuara
morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa
dyshim, ndikon pozitivisht dhe ne shume raste negativisht ne paraqitjen
e kesaj dukurie te mbrapshte. Raportet e keqija ndernjerezore qe
ekzistojne dhe ne menyre perfide maskohen nga udheheqesit lokale
irritojne te rinjte, te cilet jane me te ndjeshem ndaj padrejtesive,
edhe ashtu zhgenjyese, papunesia dhe neglizhimi pothuajse total i
shtetit ndaj te rinjve kontribuon ne shtimin e numrit te narkomaneve.



1.
Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilesite e tyre toksike dhe
farmakoterapeutike, perbejne nje moment tjeter inicues dhe favorizues
qe te rritet pa ndale aradha e atyre qe shpetimin idilik e kerkojne dhe
gjene tek droga, ose sie shprehet nje psikiater i njohur i Zagrebit,
Ceriq, tek epatericat kimikee.

Per sa u perket te dhenave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin
e pergjithshem te narkomaneve neper vendet e ndryshme te botes, duhet
te jete i rezervuar mbi saktesine dhe prezentimin real te gjendjes
faktike, ngase eksperienca ka treguar se per edo te regjistruar si
viktime e lendeve te ndryshme qe e harlisin gjendjen mendore dhe
shpirterore vine se paku edhe 10 individe qe fshehtas e perdorin
drogen, d.m.th. as edhe me te afermit nuk e dine se i pikasuri eshte
narkoman.

Megjithekete, sot llogaritet se ne permasa boterore ka me se 200
milione narkomane aktiv, nga te cilet dy te tretat e perbejne
grupmoshen deri ne 28 vjee, kurse nga numri i mesiperm rritet perqindja
e atyre 12-13 vjee, qe sigurisht duhet te na brengose te gjitheve. Ajo
qe duhet te theksohet ketu eshte se, ne dy dekadat e fundit eshte
dyfishuar numri absolut dhe relativ i perdoruesve te droges si rezultat
i renies se bllokut socialist. Vlen te permendim se toksikomania i
perngjet nje semundje infektive, ngase edo konsumues droge patjeter ne
kete loje te rrezikshme e fut heret a vone shokun e vet me te ngushte.
Ajo qe i shtyn te rinjte tane, sidomos, qe te provojne njehere droge
dhe me pas te mos ndahen kurre nga ajo, qendron ne te dhenen qe edokush
me e din, se perfitimet nga kontrabanda me droge jane astronomike dhe
brenda nates.

Duhet te na shqetesoje fakti se, edhe perdorimi legal i medikamenteve
anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, qe arsyetohet fare lehte
nga mjeket me ane te recetave, indirekt shton kuoten e narkomaneve.
Duke analizuar te dhenat komparative statistikore mbi permasat e
narkomanise neper vendet e ndryshme te botes, mund te thuhet se ne
trevat tona Narkomania nuk eshte edhe aq e perhapur dhe pikerisht
gjendet ne stadiumet fillestare, qe nuk perjashton mundesine e nje vale
te madhe qe mund te pllakos ne nje te ardhme te afert. Kjo para se
gjithash kur dihet mentaliteti yne patologjik per te fituar para me
batakeilleqe alla kollumbiane.

Derisa jemi tek shkoqitja e faktoreve stimulues dhe inhibues te kesaj
dukurie me pasoja te renda shendetesore dhe implikime te parenovueshme
socio-ekonomike, eshte e udhes te pranojme si teper inkurajuese
studimet e shumta neper SHBA, te kryera nga Instituti Nacional i
Abuzimit me Droge (NIDA), ne te cilat eshte konstatuar se masat e
ndryshme preventive deri ne 50% kane ulur numrin e narkomaneve nder
adoleshente per nje periudhe kohore 10 vjeeare. Me tutje ne kete raport
vihet ne dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve per 4
here ne mjekimin dhe sherimin definitiv te nje narkomani. Cilat jane,
pra, keto masa profilaktike qe mundesojne nje efikasitet te tille
kunder kesaj semundje socialee Para se gjithash, duhet punuar me teper
me prinderit dhe arsimtaret te cilet rrisin dhe edukojne brezin e ri,
gje te cilen ne rend te pare duhet ta beje personeli mjekesor ne krye
me mjeket familjar, psikiatret, psikologet, sociologet dhe pedagoget.

Vuajtjet e shumta jetesore na kane mesuar se nje e keqe nuk shkon e
vetmuar, andaj edhe ky edefrime rrenues percillet me rritjen e numrit
te te semuarve nga Hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit ne forme
vjedhjesh, dhunes, prostitucionit dhe vrasjeve. Nje gabim tjeter nder
ne behet kur i stigmatizojme narkomanet, te cilet edhe me teper mbyllen
ne boten e tyre te pashprese, duke i euar te njejtit kah gremina e
izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet te dijme se edhe
ata jane njerez te cileve u duhet ndihme jo vetem mjekesore, por edhe
mbeshtetje morale e materiale per nje risocializim sa me human, qendrim
ky i cili shume do te rriste numrin e atyre qe do te heqin dore nga ky
aktivitet keqberes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Drogat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Drogat psikoaktive
» Drogat psikoaktive
» Drogat psikoaktive
» Drogat psikoaktive
» Drogat psikoaktive

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mjekësi :: Drogat dhe substancat abuzuese-
Kërce tek: