Dhjetë krizat financiare që tronditën botën
1973: Kriza e naftës
Në mes të luftës së tetorit ndërmjet Sirisë e Egjiptit kundër Izreale,
“OPEC” përdori naftën si një armë me “Embargon Arabe të Naftës” ndaj
gjithë atyre që mbështetën Izraelin. Çmimet e naftës së papërpunuar u
rritën, ndërkohë që prodhimi i saj u ndërpre sidomos ndaj SHBA dhe
Holandës. Embargoja zgjati vetëm pesë muaj, por efektet e saj vazhdojnë
dhe në ditët e sotme: shtetet anëtare të “OPEC” arritën një nivel
mirëqenieje që të paparë ndonjëherë: në gjashtë javë aksionet në “NYSE”
(Bursa e Nju Jorkut” humbën 97 miliardë dollarë në vlerë dhe SHBA futi
në fuqi limitin e shpejtësisë për të kursyer naftën.
1929: E marta e zezë
më 29 tetor 1929, 10 miliardë dollarë (rreth 95 miliardë dollarë sot) u
kthyen në pluhur. Në vitet parardhëse të krizës, tregu i bursës “The
Dow” po kthente në milionerë njerëz pafund. Ky lloj tregu u kthye në
hobi për shumë investitorë injorantë, të cilët nuk dinin asgjë se si
funksiononte tregu i bursës, por prapëseprapë ata vazhdonin të hidhnin
lekët e tyre në rezervat e kompanive për të cilat nuk dinin asgjë. Kur
qeveria hyri në lojë në përpjekje për të qetësuar gjërat duke rritur
shkallën e interesit, lindi gjendja e panikut. Investitorët u përpoqën
të tërheqin rezervat e tyre dhe fatkeqësisht edhe bankat kishin
investuar në bursë. Kjo shkaktoi “Depresionin e Madh” që u pasua nga
gjithë bota.
1997: Krizat financiare të Azisë Lindore
E ashtuquajtura “mrekullia ekonomike aziatike” rezultoi shkatërrimtare
në korrik të vitit 1997, kur investitorët bënë atë që dinë të bëjnë më
mirë: humbën sigurinë tek bursa. Kursi i lartë i prodhimeve i bëri
tregjet aziatike tërheqëse, por kur SHBA uli normat e interesit,
tregjet aziatike filluan të jenë në rrezik. Si pasojë ndodhi efekti
domino duke filluar në Tailandë, për të përparuar në Filipine, Hong
Kong, Indonezi, Malajzi dhe si pasojë duke shkaktuar kriza globale.
Tregjet aziatike që ishin përballur me një prosperitet të rrallë deri
atëherë pësuan humbje të mëdha.
1998: Krizat financiare ruse
Korrupsioni, mungesa e reformave efektive ekonomike, rënia e vlerës së
rublës dhe mungesa e stabilitetit politik bënë që Rusia të përballej me
kriza masive financiare. Si pasojë, duke qenë eksportuese e një të
tretës së naftës dhe gazit natyror të botës, Rusia u godit akoma më
shumë kur këto çmime ranë. Kur investitorët e huaj tërhoqën paratë e
tyre nga vendi, bankat u dëmtuan një shkallë jashtëzakonisht të madhe.
Krizat kapluan dhe vende si Ukraina dhe Republika Çeke duke prekur
direkt tregun e bursës “The Dow” që përjetoi një prej uljeve më të
mëdha të pikëve në histori.
1987: E hëna e zezë
Pse e hëna e 19 tetorit 1987? Pse një shkatërrim masiv i tregut të
bursës? Si u zhdukën në hiç 500 miliardë dollarë nga NYSE (Bursa e Nju
Jorkut). Edhe pas shumë vitesh nuk ka një përgjigje të saktë, dhe
pjesërisht sepse nuk kishte pothuajse fare shenja që të paralajmëronin
atë që do të ndodhte. Cilado të ketë qenë arsyeja, tregjet botërore u
tronditën rëndë. Në fund të tetorit të vitit 1987, tregu australian ra
41.8 përqind, i Kanadasë 22.5 përqind, i Britanisë së Madhe 26.4
përqind. Një teori e përgjithshme ia atribuon këtë shkatërrim një
programit të tregtisë së menjëhershme dhe influencës në rritje të
kompjuterëve në “Wall Street”.
1982: Kriza “Souk Al-Manakh”
Tregu i bursës së Kuvajtit “Soul Al-Manakh” ishte një treg alternativ
dhe jo krejtësisht i ligjshëm, veçanërisht në krahasim me tregun e
bursës zyrtar të vendit. Sidoqoftë, shumë investitorë të rinj nuk
kishin shumë akses në tregun zyrtar ndaj filluan të investojnë në “Souk
Al-Manakh”. Aksionet kryheshin me çeqe të dala jashtë përdorimit dhe ky
akt krijoi një kështjellë rëre që shumë shpejt u përmbys. Mijëra
investitorë kishin çeqe të dala jashtë përdorimit dhe shuma e atyre
arrinte në rreth 94 miliardë dollarë. E vërteta është se paratë ishin
kthyer në fantazmë dhe vetëm dy banka i mbijetuan këtij shkatërrimi.
1912-’24: Superinflacioni gjerman
Në vitin 1914 shkalla e këmbimit të dollarit amerikan me markën
gjermane ishte 1 me 4. Në vitin 1923 shkalla e këmbimit kishte dalë aq
shumë jashtë kontrollit saqë një dollar amerikan këmbehej me 1 trilionë
marka. Ideja e aq shumë parave nëpër duar duket e këndshme, por jo kur
me to nuk blen dot as një bukë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore
Gjermanisë iu kërkua dëmshpërblim material për koston e luftës. Si
pasojë valuta vendase humbi vlerën. Atëherë Gjermania vazhdoi të shtypë
para deri sa u prodhuan një mijë miliardë marka. Superinflacioni
mbaroi, por jo para se t’u shkaktonte dëme e hidhërim një gjenerate të
tërë gjermane.
1999: Kriza ekonomike e Argjentinës
Viti 1980 ishte shumë i vështirë për Argjentinën: diktatura ushtarake,
rënia ekonomike dhe inflacioni masiv. Borxhi i vendit u rrit gjatë
gjithë viteve ’90 dhe duke i shtuar këtu dhe korrupsionin vendi u
përball me një rënie të pashmangshme në vitin 1999. Investitorët humbën
besimin dhe largimi i tyre drastik e detyroi qeverinë që të ngrinte
llogaritë bankare për një vit rresht duke lejuar vetëm tërheqje të
vogla. Demonstratat u pasuan nga protesta të dhunshme, të cilat
shkaktuan rënien e qeverisë së Fernando de la Rua.
1994: Gabimi i dhjetorit
“Gabimi i dhjetorit” buron nga nevoja urgjente e qeverisë meksikane për
të korrigjuar disa gabime monumentale të lëna pas nga administrata që
kishte lënë postin. Viti që çoi në “gabimin” ishte aq i turbullt sa
mjaftonte për të trembur çdo investitor të mundshëm. Bëhej fjalë për
shpërthime rebelësh në Ciapas, zëra për korruptimin në nivelet më të
larta të qeverisë dhe disa vrasje politike. Administrata e presidentit
Ernesto Zedillo nuk gjeti zgjidhje tjetër përveç se të zhvlerësonte
peson. Kjo lëvizje shkaktoi që paratë të dilnin aq shpejt jashtë vendit
duke tronditur edhe vetë qeverinë.
Paniku i vitit 1907
“Paniku i vitit 1907” erdhi si pasojë e faktorëve të zakonshëm:
ekspansioni i tepërt dhe arsyetimi i dobët. Tregu i bursës u rrënua në
mars dhe një rënie tjetër që pasoi në tetor bëri që Banka Kombëtare e
Amerikës së Veriut të falimentonte. Departamenti Amerikan i Thesarit u
përpoq të dilte nga situata me paratë federale dhe me një riorganizmi
krijues financiar. Tregu arriti të stabilizohej në shkurt të vitit 1908
dhe në maj, Kongresi kaloi aktin “Aldrich-Vreeland”, i cili themeloi
Komisionin Federal Monetar