Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kurozitete te ndryshme

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: KUROZITETE   Kurozitete te ndryshme EmptyFri May 29, 2009 10:55 am

Për të prodhuar 1 kg. mjaltë bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve duke bërë rreth 300 000 kilometër fluturim.

Luftërat dhe statistikat:Nga 1618 më 1905 janë bërë 1044 luftëra tokësore,122 betejadetare,490 rrethime,44 kapitullime.Lufta më e gjatë llogaritet midis Venecas dhe Turqisë (55 vjet) në vitet 1644-1699, kuse lufta më e shkurtë është ajo midis Austrisë dhe Italisë e cila zgjati vetëm 6 orë.

zogu nuk ka shqisën e të nuhaturit dhe të shijes.

Qukapiku në ditë han mesatarisht 3000 insekte.

Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985.

Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.

Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000.

Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesanë Dublin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptyFri May 29, 2009 10:57 am


Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.

Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.

Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë.
Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.

Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².

Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.

Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.

Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.

Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.

Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në Kosovë, përkatësisht kryeqytet.

Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin
1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.

Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Dalmacisë nga një rruge mban emrin “Rruga Ilire”.

Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.
Libri I parë I shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Në parathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555.
Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.

Ujëdhesa më e madhë është në Atlantikun Verior me 2.6 milion km².

Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.

M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.

Më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia I pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.



Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.

Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë). Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij.
Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane me lartësi 414 m.
Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartësi.

Mali më I lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.

Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungesë në shkollë.

Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin për sherimin e sëmundjes së zemrës.

Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-të fliste dymbëdhjetë gjuhë kur i kishte vetëm tetë vjet moshë.

Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.

Masa e virusit ndaj masës së njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj masës së Tokës.

Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Kurozitete   Kurozitete te ndryshme EmptyFri May 29, 2009 10:59 am

Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.

* Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

* Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo ;D
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptyFri May 29, 2009 11:00 am

* Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.

* Vetem mushkonjat femra piskojne

* Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.

* Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.

* Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptyFri May 29, 2009 11:00 am

* Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin për sherimin e sëmundjes së zemrës

* Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptyFri May 29, 2009 11:00 am

* Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

* Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptyFri May 29, 2009 11:00 am

Paraja nuk eshte e perbere nga letra por nga pambuku.

Lindjet qe behen ne nje vit ne Indi e kalojne numrin e gjith popullsise Australiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptyFri May 29, 2009 10:10 pm

Zbulohen permasat e galaktikes Messier 87
Kurozitete te ndryshme 1243330990-zbulohetTeleskopi Very Large Telescope i Agjencise Europiane te Hapesires ka arritur te percaktoje permasat e galaktikes Messier 87.
Pasi
kane perllogaritur permasat, astronomet kane mesuar edhe nje fakt mjaft
interesant. Pjeset ekstreme te kesaj galaktike jane te deformuara per
arsye qe ende nuk dihen. Diametri i Messier 87 eshte 1.5 milione vjet
drite, rreth 3 here me i madh se sa galaktika jone qe eshte Rruga e
Qumeshtit. “U perballem me nje rezultat te papritur pasi llogaritjet e
meparshme na tregonin se kjo galaktike duhej te ishte me e madhe se sa
eshte ne realitet”, shprehet astronomi Ortwin Gerhard ne revisten
shkencore "Astronomy and Astrophysics".

Ne vijim, ai ka shtuar
se ne te shkuaren, dicka ka ndikuar ne tkurrjen dhe deformimin e kesaj
galaktike. Rezultati i arritur eshte mjaft i rendesishem pasi yjesia e
Virgjereshes ka penguar shume ne vezhgimin e kesaj galaktike. Ne terma
me te thjeshte eshte njelloj sikur vezhgon nje llampe 30 wat nga nje
distance 6 milione km, rreth 15 here sa distanca Toke-Hene.
Shkencetaret kane hartuar disa skenare per proceset qe kane deformuar
galaktiken ku nje prej te cileve eshte kolapsi i materies se zeze ne
afersi te Messier 87. Nje tjeter alternative eshte edhe afrimi i
galaktikes Messier 84 rreth nje milarde e gjysme vjet me pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:14 am

Lushnjë, lind një viç me 6 këmbë. Në Vjosë kapet peshku i rrallë
Kurozitete te ndryshme 1243504207-vici-me-6-kembeÇudia
e radhës këtë herë nuk na vjen nga Elbasani, por nga Karbunara e
Lushnjës. Lindja e një viçi, të cilin nuk dimë si ta quajmë, femër apo
mashkull, për shkak se ka dy organe gjenitale, një femëror dhe një
mashkullor, ka bërë kureshtarë të gjithë banorët e zonës, të cilët kanë
mbushur oborrin e familjes Kasapi.
Ndërsa
pronarët e viçit ishin "të frikësuar" nga lindja e këtij viçi, që për
ta konsiderohej një ters për familjen. Në familjen Kasapi, pas 7
lindjesh normale, lopa e tyre, përmes operacionit ka sjellë në jetë një
viç që peshon 40 kg, por çudia ishte e madhe kur veterineri, Kudret
Gjyshja, i cili kreu edhe operacionin e lindjes së kafshës, konstatoi
se viçi kishte 6 këmbë dhe dy organe gjenitale; atë femëror dhe atë
mashkullor. Të zotët e saj pohojnë se nëse viçi do të jetojë, do ta
shesin për mish.

Sipas veterinerit Gjyshja, lindja e këtij viçi
është një gjë e rrallë, që nuk ka ndodhur në këtë zonë ose me gjerë. Ai
shton se familjarët nuk duhet të shqetësohen se lindja e këtij viçi nuk
simbolizon asgjë të keqe. Veterineri, ndërkohë, shpjegon se shkaqet e
kësaj lindjeje, edhe pse janë të rralla, mund të ketë ardhur nga grupi
i gjakut i njëjtë ose nga injeksioni me barna hormonalë, të cilët kanë
sjellë këto anomali.

Ai thotë se viçi mund të këtë jetëgjatësi
dhe më vonë do t'i bëhet një ndërhyrje kirurgjikale, me anë të së cilës
do t'i hiqen gjymtyrët e tepërt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:14 am

Kapet në Vjosë një peshk i rrallë. Peshku që ka frikësuar peshkatarët

Peshkatarët
e zonës së Frakullës kanë zënë në lumin Vjosë një specie, që për ta
është e rrallë. Karakteristika e kësaj specieje që peshkatarët nuk mund
t'i vënë dot një emër, pasi nuk e njohin, është se ai ka kokë të madhe,
gojë të madhe, me dhëmbë të mprehtë, ndërsa në të dy anët e kokës ka 14
vrima të dukshme, nga shtatë për çdo anë koke.

Peshkatari
Përparim Zgurati tregon se kishte dalë më shokët, si zakonisht, në breg
të lumit Vjosë, për të kapur peshk me rrjetë, kur ai kishte parë këtë
peshk që lundronte në sipërfaqe të ujit.

"Për momentin edhe u
frikësova, - tha peshkatari, - pasi ky lloj peshku, në vend që të
largohej, erdhi drejt meje me shpejtësi. Ndërkohë, peshkatari është
larguar disa metra dhe peshku nuk është larguar, por përkundrazi, është
drejtuar drejt tij. "Isha edhe i frikësuar, por edhe kureshtja se si
një peshk i vogël që kishte përmasat e kokës shumë më të mëdha, të më
sulej mua, më bënte të mos largohesha. Mora rrjetën menjëherë dhe pasi
e hodha mbi të, e kam kapur, ndërkohë kam thirrur edhe shokët.


gjithë jemi habitur kur e kemi parë me ato karakteristika jo të
zakonshme. Ai deshi të dilte nga rrjeta, por nuk mundi dot, pasi është
qëlluar në kokë nga një tjetër peshkatar". "Për mua, - tha Përparimi, -
ky peshk është i rrezikshëm, pasi siç e shikoni, ka dhëmbë të çuditshëm
dhe gojë të çuditshme, ndërkohë edhe sjellja e tij e egër ndaj nesh
tregon se ai është shumë i rrezikshëm për peshkatarët ose për njerëzit
që duan të lahen në këto ditë të nxehta në lumin Vjosë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:15 am

SHBA, mos qesh ne foton e patentes!
Kurozitete te ndryshme 1243421799-mos-qesh-me-fetyren-e-patentesFytyra
serioze, shprehje neutrale dhe asnje buzeqeshje. Vec rregullave te
zakonta rrugore, aspirantet per te marre nje patente ne Shtetet e
Bashkuara te Amerikes duhet te respektojne edhe nje pike tjeter.
Ne
momentin e fotos, duhet te kene nje poze krejtesisht neutrale.Direktiva
e cuditshme eshte aprovuar ne Arkansas, Indiana, Nevada e Virxhinia, ku
autoriteteve u eshte dhene nje software i afte per te njohur dhe
zbuluar nese patenta eshte false. Programi i sofistikuar ka nje defekt:
Nuk njeh fytyrat e qeshura. Pikerisht per kete arsye shprehjet e
lumtura ne foton e patentes nuk lejohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:15 am

Prage, gjoks falas ne kembim te punes per infermieret
Kurozitete te ndryshme 1243331196-gjoks-falasOperacion
plastik falas per gjoksin, ne kembim te nje kontrate tre-vjecare pune
si infermiere. Ideja ka lindur ne nje klinike private ne Prage te
Republikes Ceke, qe ne tre muajt e fundit ka pasur nje bum kerkesash.
Kjo
eshte menyra e duhur per te shmangur humbjen e personelit, ndersa shume
infermiere kane braktisur vendin ne kerkim te pagave me te mira.
Drejtori i klinikes Iscar, Jiri Schweitzer ka shpjeguar se bonusi
ofrohet per cdo nfermiere, qe pranon te firmose kontraten. Ato duhet te
zgjedhin mes operacionit te gjoksit, ose te buzeve, kofsheve, apo
barkut. Nje operacion ne gjoks ne Prage kushton rreth 2600 euro. Nje
tjeter perfitim per infermieret jane pese jave pushime, si dhe mesime
te gjermanishtes. Vetem gjate vitit te fundit 1200 infermiere jane
larguar nga Cekia per nje pune jashte vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:16 am

6 vjeçari merr timonin pasi i sëmuret i ati
Kurozitete te ndryshme 1243248012-6-vjecari-merr-timoninTustin
Mains nga North Plate gjendej në ulësen e prapme së bashku më vëllain e
tij trevjeçar. Në një moment e ka parë se si baba i tij u alivanos dhe
ra mbi timon prandaj Tustini i vogël menjëherë ka vendosur të hip në
prehër të babës dhe të vazhdojë të drejtoj automjetin.
Djaloshi
ka arritur që ta drejtoj me sukses automjetin Chevrolet Avalanche me
shpejtësi prej 24 kilometrash në orë derisa nuk e ka ndaluar policia.
“Kur babai humbi ndjenjat unë u frikësova, mirëpo më duhej të reagoja,
megjithatë u frikësova sërish kur e pashë policinë se si hynte në
automjet nëpërmes dritares për ta ndaluar”, ka thënë Tustin, duke
shtuar se ka qenë shumë i lumtur kur automjeti është ndaluar dhe kur
mjekët kanë arritur ta marrin ne dore babanë e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:16 am

Humb 25 kilogramë nën hipnozë
Kurozitete te ndryshme 1242908107-hipnozaGruaja
e cila me anë të tretmanëve dietal dhe këshillave të shumta nuk ka
mundur të dobësohet, ka arritur që të humb 25 kilogramë peshë brenda
katër muajsh falë hipnozës. Një mashkull e ka bindur se e ka lukthin të
bërë operacion para pak kohe dhe se ndihet e ngopur sapo të haj pak.

Duket se njerëzit sugjestibil do të mundnin që me shpejtësi rekorde
të humbin kilogramë. Hipnotizuesi nga Marbella e Spanjës ka bërë
35-vjeçaren Marion Corns të humb 25 kilogramë për katër muaj. Nën
hipnozë e ka bindur se në formë operative i është instaluar një
shtrëngues i lukthit dhe se ndihet e ngopur pas konsumimit të vetëm pak
ushqimi, shkruan Telegraph. Gruas “i kujtohet” tërë operacioni. Është
operuar në një skenë teatri, i ka dëgjuar tringëllimat e thikave të
mjekëve, madje edhe aroma e anestezionit i është ngulitur në mendje.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:53 am

Mbyllet Autostrada për shkak se paratë binin si shiu
Kurozitete te ndryshme 1242375955-para-te-thataI
riu 23-vjeçar ishte kishte dalë të mërkurën në autostradë për të
provuar një Audi A3 të cilin planifikonte ta blinte me para të thata.
Shoferi
i një automjeti kabriolet i cili me vete po bartte 23.000 euro ka
shkaktuar mbylljen e një autostrade në Gjermani, sepse në një moment
paratë kishin filluar të fluturojnë nga automjeti, ka njoftuar policia
gjermane. I riu 23-vjeçar ishte kishte dalë të mërkurën në autostradë
për të provuar një Audi A3 të cilin planifikonte ta blinte me para të
thata, derisa paratë gjendeshin në pliko, në ulësen e pasme.
Megjithatë, paratë i kishin fluturuar dhe bankënotat kryesisht prej 500
eurosh, kishin filluar të bien si shi në autostradën A2 në afërsi të
qytetit të Hannoverit. Policia e cila ishte nxituar t’i dal në ndihmë,
përkohësisht e ka ndaluar trafikun dhe ka mbledhur paratë, por 3.000
euro ende po i mungojnë.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:53 am

Nje britanik fiton punen me te mire ne bote
Kurozitete te ndryshme 1241602814-britanikuNje
britanik eshte fituesi i konkursit per punen me te mire ne bote. Ai do
te jete personi qe do te kujdeset per gjashte muaj per nje ishull
tropikal australian.

Ben Southall, 34 vjec, qe punon si mbledhes fondesh per bamiresi ne
Petersfield, Hampshire, arriti te fitoje mes 35 mije aplikuesve per
kete pune. Si kujdestar i ishullit kerkohet qe ai te jetoje dhe te
raportoje nga ishulli Hamilton ne Queensland.

Ky konkurs ishte
nje zgjidhje e mire per rimekembjen e turizmit ne Australi, qe ka
shenuar renie pas recesionit global. Southall u shpall fitues mes 16
finalisteve, qe konkuruan per punen qe paguhet me 110 mije dollare.
Pervec pages, britaniku do te jetoje ne nje shtepi ne plazh me tre
dhoma gjumi, nje pishine dhe nje makine qe perdoret kur luan golf.
Pjese e punes se tij eshte eksplorimi i ishullit, noti, zhytjet, si dhe
miqesia me banoret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:54 am

I lind gruaja ne shtepi, i shoqi ndihmohet nga YouTube
Kurozitete te ndryshme 1241427607-ndihmohet-nga-youtubeVideot
e transmetuara ne YouTube i kane sherbyer nje bashkeshorti te ndihmoje
te shoqen te sjelle ne jete femijen e tyre te katert ne kushtet e
shtepise.
Lajmi
vjen nga Britania dhe heroi eshte nje inxhinier i Marines Mbreterore,
njofton BBC. Cifti kishte planifikuar qe gruaja te lindte ne shtepi,
por mjekja gjinekologe nuk mund te arrinte ne kohe.

Marc
Stephens ka treguar se pasi mesoi se mjekja ishte me vonese dhe pasi
njoftoi edhe nje ambulance, qe gjithashtu vonoi, iu desh te perdorte
videot ne YouTube. “E kishim planifikuar lindjen, por s’e menduam qe do
te shkonte keshtu. Pastaj videot me qetesuan. E dija se do te
bashkepunoja ne lindje, kisha lexuar libra per lindjet ne shtepi. Por
duke pare videot, gjithcka m’u duk me e thjeshte”, tregoi bashkeshorti.
Tani nena dhe foshnja Gabriel gezojne shendet te plote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:55 am

Britani, 14 vjecari behet baba
Kurozitete te ndryshme 1242736626-14-vjacari-babai-i-foshjesZgjidhet
enigma e atesise se foshnjes qe lindi pak muaj me pare ne Britani.
Babai i vertete i femijes qe solli ne jete nje vajze e mitur eshte nje
14-vjecar dhe jo 13-vjecari Alfie Patten, per te cilin u dyshua
fillimisht.
Alfie
besonte se ishte babai me i ri ne Britani, por analizat e ADN-se
treguan se i ati i Maisie-t ishte nje tjeter i dashur, nje shok shkolle
i 15-vjecares. Alfie deklaroi me krenari perpara botes se do te
kujdesej per te bijen e porsalindur, por u ndje keq, kur mesoi se
femija nuk ishte i tij. Vogelushja ka baba 14-vjecarin Tyler Barker, qe
do te kujdeset tani per beben tremuajshe. Babai i vertete pas mesimit
te lajmit tha se te pakten edhe pese djem te tjere kishin fjetur me
nenen e foshnjes, qe banon ne Eastbourne.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 1:57 am


Plani i CIA-s për të eliminuar Enverin dhe mbrojtur Shehun
Kurozitete te ndryshme 1243509839-enveriRrëfimi i ambasadorit: Dokumenti në duart e Reis Maliles, Mehmeti do merrte azil politik dhe 3 milionë dollarë.
Rrëfimi i ambasadorit: Dokumenti në duart e Reis Maliles, Mehmeti do merrte azil politik dhe 3 milionë dollarë.

Ky
sinjalizim mjaftoi për të zgjuar ministrinë. Nisën telegramet rreth
kësaj çështjeje. Kërkesa, udhëzime, sugjerime, urdhra deri në detaje,
se si duhet të shtija në dorë, mundësisht me vulë dhe me stemë,
origjinalin.

Besnik ndaj çdo udhëzimi që merrja nga qendra, vura
në lëvizje Farranin, i cili për disa javë u kthye në një ndërlidhës
midis meje, nëpunësit të Ambasadës Amerikane, të cilit në fund i mësova
vetëm emrin, që e kishte Mendes.

Një pasdite, Farrani, me
qetësinë e tij të zakonshme, hyri në ambasadë. Sapo kaloi derën e
oborrit, ma bëri me shenjë, duke më dhëne të kuptoja "këtu e kam".
E hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht.


të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA-n. Përshkruhej
komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të
ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim të
ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Në dokument përshkruhej se si do të
bëhej vrasja e Enver Hoxhës në tri mënyra: aksident automobilistik,
përdorim medikamentesh, atentat me armë.

Në rast se do të
dështonte aksioni, Mehmeti do të merrej në mbrojtje nga SHBA dhe do t'i
jepej një pension prej 3 milionë dollarësh.

Pasi e lexova, me sy
të etur nga kurioziteti dhe interesi, pa dyshim, shumë i gëzuar që e
solla në ambasadë këtë dokument, falënderova Farranin dhe si për të
qeshur i thashë:
- Sot do të pimë verë shqiptare.

I përgatita
një paketë me pije karakteristike, shumica me shishe vere, e cila
preferohej shumë nga vendasit. Pastaj së bashku shkuam për darkë në një
lokal aty pranë. Të gjitha sa thamë në këtë shkrim i lamë në Përfaqësi.
Në lokal isha unë dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë.

Dy miq të
zakonshëm. Pasi u ktheva, kontrollova nëse informacioni ishte
transmetuar i plotë informacioni. Rashë të flija. Gjumi atë natë ishte
arratisur. Më shumë me shkonte mendja te ky lloj komploti, por edhe te
besimi ynë fanatik në një udhëheqje, që e shikonim aq besnike dhe
unike, në çështje të tilla themelore. Projektoja se si do të dorëzohej
dokumenti në Atdhe. Shpresoja se mund të isha unë "korrieri" më i
sigurt.

Dy ditë më vonë, një telegram i mbyllur kërkonte që unë
të nisesha për në atdhe, duke marrë me vete edhe postën diplomatike.
Pas disa udhëtimesh që kisha bërë, këtë radhe m'u duk se mbaja një
material që kishte jo vetëm rëndësi, por edhe shumë rrezik.

Në Ministri arrita pa asnjë problem. Dokumentin ia dorëzova vetë shokut Reiz. Ai, pa e hapur, më tha:
- Tani ulu aty dhe përshkruaj hollësisht se si e sigurove këtë dokument.

- Veprova ashtu si më kërkoi Ministri. Përshkrova në detaje tërë ecurinë, deri në momentin kur e shtiva në dorë.

Me
saktësi dhe vërtetësi kristiane, jo vetëm se këtë e kisha bindjen time,
por çdo devijimi apo zbukurimi i trembesha për interpretime e qëndrime
meskine të ndonjë kuadri, që kishte zënë vend në dikaster me miq dhe
priste rastin si e si të më bënte keq.
Pasi e shkrova me shkrimin tim, ia dorëzova Ministrit. Ai e lexoi, u ngrit në këmbë dhe më shikoi drejt e në sy.

-Shumë mirë- tha.
Më shtrëngoi dorën fort, pastaj shtoi: - Prapë do të flasim.

Kështu
mbaron historia e këtij dokumenti, i cili, me siguri, bashkë me
korrespondencën ndodhet në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Do
të më falë lexuesi se në të tilla raste, as që bëhej fjalë për të
mbajtur ndonjë shënim si këto që radhitëm në faqet e këtij libri,
prandaj edhe në riprodhimin e tyre, ajo që është e saktë, i referohet
përmbajtjes, thelbit të problemit.

Pasi qëndrova disa ditë në
vendin tim, u ktheva në detyrë. Aty, në fund të botës, nuk merrnim vesh
asgjë se ç'bëhej në vend, pa le të mësoje për vlerësimin e këtij
dokumenti.

Një a dy vjet më vonë, mora vesh se në një mbledhje
të rëndësishme të Plenumit të KQ të PPSH, shoku Ramiz Alia kishte folur
se "në një ambasadë kemi marrë një material interesant që hedh dritë
për komplotin e Mehmet Shehut...". Vite më vonë, kjo çështje është
trajtuar edhe në një gazetë të përditshme, duke ruajtur anonimatin.

Pa
dyshim, pyetja që mund të bëjnë shumë lexues, ashtu siç e kam bërë unë
dhe shumë kolegë të mi, është kjo: Përse pikërisht në Argjentinë të
dërgohet një dokument i tillë?

Në radhë të parë, nuk dihet se në cilat vende është dërguar e ku, jo. Një gjë e tille dihet vetëm nga Qeveria Amerikane.

Por
për t'i dhënë përgjigje pyetjes së mësipërme, që në atë kohë unë ia
kërkova një gjë të tillë Mendes, ai i tha Farranit se kjo është bërë
për arsye se Ambasadori Amerikan në Argjentinë ishte caktuar të vinte
në Shqipëri, në rast se do të triumfonte plani i Mehmet Shehut për
likuidimin e Enver Hoxhës.

Kishte kaluar më shumë se një vit,
kur një grup nga ata që kontrollonin shifrën erdhi në Argjentinë. Ishin
dy vetë. Të them të drejtën, ata vinin kot e nuk kishin se çfare të
kontrollonin, të gjitha telegramet që bëheshin me shifër vinin në
Tiranë.

Atje mbeteshin vetëm numrat, por meqenëse kjo punë i
përkiste Ministrisë se Punëve të Brendshme, ishte vetëm ajo që mund ta
ndryshonte. Nëpunësi hiqej nga ata që i "merrte vesh" të gjitha. Një
pasdite, kur ndodheshim vetëm, duke shëtitur në një nga parqet e
qytetit, më pyeti: - Sa pagove për atë shërbimin që të bëri ai
amerikani?

M'u bë qejfi që bëri një pyetje të tillë. Më kishte
ndodhur që duke kaluar nga Roma dhe Parisi, shpesh të dëgjoja se
punonjësit e sigurimit në lidhje me kundërzbulimin jepnin shuma të
mëdha për të marrë informacione e të dhena që i interesonin shtetit të
asaj kohe. Kjo më linte të mendoja se shumë njerëzve do t'u lindte në
kokë një pyetje e tillë.

E pashë drejt e në sy bashkëfolësin
dhe, si për të vërtetuar se një gjë e tille ishte bërë pa dhënë asnjë
grosh, bashkova dy gishtërinjtë duke formuar një zero. Pastaj shqiptova:

- Asnjë grosh.

nxirrje para nga banka në atë kohë ishte jo vetëm e vështire, por e
pamundur. Çdo shpenzim duhej argumentuar me përgjegjësi. Neglizhencat
dënoheshin.

PLANI I CIA-s PËR ELIMINIMIN E ENVERIT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Buenos Aires - Argjentinë
Përkthimi i teletekstit nr. 321-40-60, nëntor 1975.

Objekti: Për t'u vendosur në bibliotekën e ambasadës.
Shumë sekret.
Vetëm për njohje të zotit Ambasador.

Çështja e Shqipërisë


shtatorin që porsa kaloi, në Nju Jork u zhvillua një mbledhje me një
mik, po e quajmë "M 008, udhëheqës i Qeverisë Shqiptare. Me atë u
arritën një sërë përfundimesh: M 008 u zotua të marrë pushtetin, të
zëvendësojë plotësisht Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij. Agjenti ynë ka
një pjesë të pushtetit. Propozon të veprojë kështu:

Të ftojë për
darkë Hoxhën dhe t'i hedhë në pije helm me veprim të vonuar për të
shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti ynë na tha se kjo është e vetmja
rrugë. Për më tepër, është e domosdoshme të bëhet, sepse Hoxha jeton
duke pasur një dashuri të madhe nga masat, e njëjtë si ajo e Gandit.

Miku
ynë e konsideron plotësisht të mundshme se do të zgjidhet për të
vazhduar Hoxhën dhe me kohë, afërsisht një vit, do të fillojë të
zëvendësojë vazhduesit e Hoxhës, duke vendosur në vend të tyre njerëzit
e tij të besuar. Në rast se do të fitojë lëvizja, kemi diskutuar një
program minimum, i cili vazhdon si më poshtë:

1. - Vendosjen e
marrëdhënieve zyrtare me të gjitha vendet më të rëndësishme të
Perëndimit: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konflikti i arit shqiptar
do të zgjidhet nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës.

2. - Shqipëria do
të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare të ekonomisë, Fondit
Monetar Ndërkombëtar dhe organizmave të tjera të krijuara për këtë
qëllim.

3. - Të bëjë paqe me vendet fqinj (Jugosllavinë dhe
Greqinë) për të zhdukur me të parën të gjitha kundërshtimet e ardhura
nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhës dhe grupit të tij
dhe duke firmosur me të dytën një traktat të paqes, miqësisë dhe
kooperimit që hap kufijtë e vendit.

4. - Qeveria do të jetë
socialiste, nuk do të kthehet në regjimin e mëparshëm. Nuk do të njihen
dëmshpërblimet e pronarëve të mëparshëm të tokave, por Shqipëria do të
braktisë politikën e saj të izolimit ndërkombëtar.

5. - Qeveria
e re do të zgjidhet brenda një kohe prej 3-5 vjetësh, duke pranuar
rilindjen e të gjitha partive politike në formë të gjerë.
Nëqoftëse
do të dështojë në tentativën e tij, do të zbulohet, agjenti ka kërkuar
dhe për këtë është siguruar se do t'i jepet strehim politik në SHBA, në
mungesë të këtij, në ndonjë vend mik. Për këtë ai ka kërkuar dhe është
siguruar se do t'i jepen 3 milionë dollarë amerikanë.

Me këtë
rast është zotuar se do të denoncojë të gjitha llojet e krimeve që u
kryen në Shqipëri nga ana e Hoxhës dhe vazhduesve të tij.
Po japim një shpjegim për agjentin për ta pasur në kujtesë në të ardhmen:

Bëhet
fjalë për një njeri shumë ambicioz, i tillë është edhe plani i tij. Ai
vetëm na bashkohet me çështjen e bashkekzistencës me Perëndimin dhe
fqinjët e tij. I kemi sugjeruar që deri sa të kryhen veprimet të jetë i
bindur ndaj Hoxhës dhe vazhduesve të tij, në rast të kundërt mund të
zbulohet plani.

Kjo do të ishte fatale për suksesin e tij. Të
gjitha këto duhen mbajtur parasysh në funksion të suksesit të planit.
Duhet të përgatitemi të kemi marrëdhënie diplomatike të plota. Tema
është e një karakteri shumë sekret.

Nuk do t'u jepet ambasadave
të tjera. Ambasadori i Buenos Airesit (për këtë do të njoftohemi prej
vetë atij) do të jetë i caktuar ambasador në Tiranë në rast suksesi.
Buenos Aires 1960
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 10:13 am

Nena gjen ne Facebook djalin e humbur prej 27 vjetesh
Kurozitete te ndryshme 1243597167-gjen-djalinNje nene angleze eshte bashkuar me te birin pas 27 vjetesh, fale Facebook-ut. Ka qene motra e gruas qe e ka njohur nipin ne nje foto ne faqen sociale, ndersa per te e ema mendonte se ia kishin rrembyer.
Avril Grube, 62 vjec, tregoi se i kishte shkeputur lidhjet me te birin qe prej vitit 1982, kur ishte ndare me bashkeshortin hungarez. Ajo kishte fituar kujdestarine e femijes, por i ati kishte te drejte ta vizitonte. Ne njeren prej vizitave ai e kishte marre me vete dhe nuk e kishte kthyer me.

Ndonese gruaja ishte perpjekur te vendoste kontakte me te shoqin per te cilin mendonte se e kishte cuar femijen ne Hungari, nuk ia kishte arritur qellimit, ndersa i shoqi kishte vdekur ne vitin 2006.

Pak kohe me pare e motra e gruas kerkoi emrin e nipit ne Facebook dhe u habit kur zbuloi vendlindjen dhe emrin e nenes se tij. Me pas nisi komunukimi me e-maile. Mesohet se djali tani eshte 30 vjec, eshte i martuar me femije dhe prej pese vitesh ishte vene ne kerkim te nenes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 10:14 am

Lushnjë, lind një viç me 6 këmbë. Në Vjosë kapet peshku i rrallë
Kurozitete te ndryshme 1243504207-vici-me-6-kembeÇudia e radhës këtë herë nuk na vjen nga Elbasani, por nga Karbunara e Lushnjës. Lindja e një viçi, të cilin nuk dimë si ta quajmë, femër apo mashkull, për shkak se ka dy organe gjenitale, një femëror dhe një mashkullor, ka bërë kureshtarë të gjithë banorët e zonës, të cilët kanë mbushur oborrin e familjes Kasapi.
Ndërsa pronarët e viçit ishin "të frikësuar" nga lindja e këtij viçi, që për ta konsiderohej një ters për familjen. Në familjen Kasapi, pas 7 lindjesh normale, lopa e tyre, përmes operacionit ka sjellë në jetë një viç që peshon 40 kg, por çudia ishte e madhe kur veterineri, Kudret Gjyshja, i cili kreu edhe operacionin e lindjes së kafshës, konstatoi se viçi kishte 6 këmbë dhe dy organe gjenitale; atë femëror dhe atë mashkullor. Të zotët e saj pohojnë se nëse viçi do të jetojë, do ta shesin për mish.

Sipas veterinerit Gjyshja, lindja e këtij viçi është një gjë e rrallë, që nuk ka ndodhur në këtë zonë ose me gjerë. Ai shton se familjarët nuk duhet të shqetësohen se lindja e këtij viçi nuk simbolizon asgjë të keqe. Veterineri, ndërkohë, shpjegon se shkaqet e kësaj lindjeje, edhe pse janë të rralla, mund të ketë ardhur nga grupi i gjakut i njëjtë ose nga injeksioni me barna hormonalë, të cilët kanë sjellë këto anomali.

Ai thotë se viçi mund të këtë jetëgjatësi dhe më vonë do t'i bëhet një ndërhyrje kirurgjikale, me anë të së cilës do t'i hiqen gjymtyrët e tepërt.

Kapet në Vjosë një peshk i rrallë. Peshku që ka frikësuar peshkatarët

Peshkatarët e zonës së Frakullës kanë zënë në lumin Vjosë një specie, që për ta është e rrallë. Karakteristika e kësaj specieje që peshkatarët nuk mund t'i vënë dot një emër, pasi nuk e njohin, është se ai ka kokë të madhe, gojë të madhe, me dhëmbë të mprehtë, ndërsa në të dy anët e kokës ka 14 vrima të dukshme, nga shtatë për çdo anë koke.

Peshkatari Përparim Zgurati tregon se kishte dalë më shokët, si zakonisht, në breg të lumit Vjosë, për të kapur peshk me rrjetë, kur ai kishte parë këtë peshk që lundronte në sipërfaqe të ujit.

"Për momentin edhe u frikësova, - tha peshkatari, - pasi ky lloj peshku, në vend që të largohej, erdhi drejt meje me shpejtësi. Ndërkohë, peshkatari është larguar disa metra dhe peshku nuk është larguar, por përkundrazi, është drejtuar drejt tij. "Isha edhe i frikësuar, por edhe kureshtja se si një peshk i vogël që kishte përmasat e kokës shumë më të mëdha, të më sulej mua, më bënte të mos largohesha. Mora rrjetën menjëherë dhe pasi e hodha mbi të, e kam kapur, ndërkohë kam thirrur edhe shokët.

Të gjithë jemi habitur kur e kemi parë me ato karakteristika jo të zakonshme. Ai deshi të dilte nga rrjeta, por nuk mundi dot, pasi është qëlluar në kokë nga një tjetër peshkatar". "Për mua, - tha Përparimi, - ky peshk është i rrezikshëm, pasi siç e shikoni, ka dhëmbë të çuditshëm dhe gojë të çuditshme, ndërkohë edhe sjellja e tij e egër ndaj nesh tregon se ai është shumë i rrezikshëm për peshkatarët ose për njerëzit që duan të lahen në këto ditë të nxehta në lumin Vjosë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 10:17 am

Florida, një grua me flokë 2.5 metra të gjatë
Kurozitete te ndryshme 1225083807-floket-me-te-gjataKa një gjatësi flokësh rekord. Edhe pse i ka shumë të gjatë, vazhdon të përkujdeset për rritjen e tyre me një përkushtim të veçantë. Asha Mandel nga Florida Jugore ka filluar t’i rritë flokët që para njëzet vitesh. Sipas World News, gjatësia e flokëve të saj, ka mbërritur në 2.5 metra.



“Gruaja 46-vjeçare për një të larë të flokëve harxhon një bocë të plotë me shampo, dhe një shishe të plotë me regjenerues flokësh”- shkruan gazeta, duke iu referuar rrëfimit të vetë gruas. Ndërkohë, që për t’i tharë ato, nganjëherë i nevojiten ditë të tëra.


“Më parë, i laja flokët tri herë në javë, ndërsa tani ato janë zgjatur shumë, kështu që i laj një herë në javë”- ka treguar Mandela. Duke folur, jo pa krenari për flokët, ajo ka shtuar se është shumë punë e lodhshme për tu marrë me kujdesin ndaj tyre. “Nganjëherë thjeshtë nuk kam fuqi t’i laj”, përfundon ajo.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 10:18 am

Britani, 14 vjecari behet baba
Kurozitete te ndryshme 1242736626-14-vjacari-babai-i-foshjesZgjidhet enigma e atesise se foshnjes qe lindi pak muaj me pare ne Britani. Babai i vertete i femijes qe solli ne jete nje vajze e mitur eshte nje 14-vjecar dhe jo 13-vjecari Alfie Patten, per te cilin u dyshua fillimisht.
Alfie besonte se ishte babai me i ri ne Britani, por analizat e ADN-se treguan se i ati i Maisie-t ishte nje tjeter i dashur, nje shok shkolle i 15-vjecares. Alfie deklaroi me krenari perpara botes se do te kujdesej per te bijen e porsalindur, por u ndje keq, kur mesoi se femija nuk ishte i tij. Vogelushja ka baba 14-vjecarin Tyler Barker, qe do te kujdeset tani per beben tremuajshe. Babai i vertete pas mesimit te lajmit tha se te pakten edhe pese djem te tjere kishin fjetur me nenen e foshnjes, qe banon ne Eastbourne.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 10:18 am

27-vjecarja ushqen me gji qenin e semure
Kurozitete te ndryshme 1231426380-Jep-qenit-Dashuria per kafshet nuk njeh kufi. Nje 27-vjecare nga Nevada, Janelle Williams, ka vendosur te ushqeje me qumesht gjiri qenin e saj qe ishte i semure. Kelyshi i quajtur Jack, jo vetem qe ka arritur te mesoje te pije, por e ben edhe me delikatese.
“Fillimisht m’u duk e cuditshme, por nuk me ka shkaktuar dhimbje. Eshte me i kujdesshem se djali im dy vjecar Johnny”, tha gruaja per revisten gjermane “Bild”. Ende nuk eshte shume e qarte se cfare e ka shtyre Janelle te ushqeje qenushin me qumesht gjiri, por duke iu referuar fjaleve te saj, gjithcka ka qene spontane. Gruaja e ka ende ne gji femijen e saj dhe kjo mund te kete qene nxitje per te ushqyer edhe qenin. "Ndjesia fillimisht ishte e cuditshme, me pas u mesova. Tani kam nga nje gjoks per secilin”, u shpreh Janelle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme EmptySat May 30, 2009 10:20 am

Gjykatësi urdhëron papagallin të paraqitet në gjykate
Kurozitete te ndryshme 1239100826-papagallPapagalli i hirtë afrikan do të duhet të jetë i pranishëm në gjykaten e qarkut në Florida, me urdhër të gjykatësit.James Martz, gjykatës në qarkun Palm Beach, ka urdhëruar që papagalli me vlerë prej 2.000 dollarësh të paraqitet në gjykatë për të mundur të vërtetohet kush është pronarja e vërtetë i këtij shpendi me vlerë.
Betejën gjyqësore e ka nisur 52-vjeçarja Angela Colicheski e cila pohon se papagallin e ka blerë para 13 vitesh dhe se ai ka fluturuar nga shtëpia e saj para tri vitesh. Papagalli pas ikjes është paraqitur në shtëpinë e 47-vjeçares Sarite Lytell e cila pohon se e ka gjetur papagallin e hirtë afrikan afërsisht në të njëjtën kohë kur është zhdukur shpendi i zonjës Colicheski, mirëpo ka refuzuar t’ia kthej kafshën e saj të adhuruar.

Avokati i Angela Colicheski beson se klientja e tij do të fitojë rastin nëse shtynë zonjën Lytell ta sjellë papagallin në gjykate. “Shpendi bart unazën e identifikimit, derisa pronësinë do ta dëshmojmë nëse vërtetohet se numrat në unazë përshtaten”, pohon avokati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kurozitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kurozitete te ndryshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Programe te ndryshme
» Regjistrime Te Ndryshme!
» Adresa Te Ndryshme
» Kursora te ndryshme. CursorFx
» Ktheni Foto Te Formateve Te Ndryshme Ne Icon!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Kuriozitete-
Kërce tek: