|
| Kurozitete te ndryshme | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 11:00 am | |
| Italiania shkelmon të fejuarin për shkak të tradhtisë në Facebook
| Italiania 28-vjeçare Valeria A, e ka lënë të fejuarin e saj Antonio M, siç ka thënë ajo “derrin tradhtar” pasi ka parë fotografinë e tij duke u përqafur me një grua tjetër në rrjetin e njohur për shoqërim online - Facebook. | Pasi e ka zënë, tanimë ish të fejuarin, me një vajzë tjetër, me ndihmën e një miku, ajo ka shtypur dhe ngjitur mijëra afishe nëpër mbarë Romën. Në fotografinë, të cilën e ka shkarkuar nga profili i Antonios, shihet koka e tij në mes të gjinjve të zhveshur të një gruaje të panjohur.
“Shyqyr Zotit që ekziston Facebook! Së paku e kam marr vesh se eshte një derr tradhetar para martesës”, ka shkruar ajo në afishe dhe është nënshkruar si ish e fejuara dhe në emër të 548 krushqve të planifikuar që të marrin pjesë në dasmën e cila nuk do të ndodhë kurrë.
|
| |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:27 pm | |
| Shqiptari shpik qesen plastike që nuk ndot mjedisin
| Një produkt kimik në SHBA merr emrin e kimistit korçar, Mirel Sharrëxhi. Kush është Sharrëxhi dhe si emigroi në tokën amerikane | Një produkt që zëvendëson qeset e plastmasit dhe një sërë nënproduktesh të naftës, si ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, që së shpejti do të pushtojë tregjet, është “pagëzuar” me emrin e një kimisti shqiptar, i cili është edhe shpikësi i tij. Kompania “Metabolix” dhe gjiganti ADM shpallën disa ditë më parë, në një konferencë të përbashkët shtypi në Massachusest Institute of Technology (shkolla më e mirë në botë, që është cilësuar si djepi i teknologjisë botërore), që materialit plastik t’i vihet emri MirelTM. Ky produkt i ri, që mori emrin e kimistit korçar, Mirel Sharrëxhi, konsiderohet si një alternativë ndaj plastikave tradicionale të prodhuara nga nafta. Por “MirelTM” ka përparësinë që shpërbehet në dioksid karboni dhe ujë pa dëmtuar mjedisin. Kimisti korçar, Mirel Sharrëxhi, ka shkuar në SHBA në vitin 1997 dhe pas disa specializimeve të kryera, në vitin 2000 vendoset në Cambridge, Boston. Ai punësohet nga prof. Oliver Peoples dhe bëhet pjesëtar i ekipit të tij në kompaninë “Metabolix”. Qëllimi i kompanisë është të prodhojë në mënyrë industriale produktin e cilësuar si “çudibërësi”plastik, që nuk ndot ambientin dhe zëvendëson produktet plastike të prodhuara nga nafta. Produkti “MirelTM” Sasia e madhe e mbetjeve urbane, të krijuara nga ambalazhet plastike me prejardhje nga nafta në SHBA, por edhe në gjithë globin, konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj, pas automjeteve. Kjo pasi këto lëndë e ndotin mjedisin edhe kur dekompozohen. Për këtë qëllim, në SHBA, prej disa vitesh kishin filluar studimet për zëvendësimin e tyre me një lëndë që nuk lë pas ndotje. Dhe vetëm para disa ditësh, “Metabolix Inc. MBLX”, një kompani udhëheqëse në përdorimin e bioshkencës për të gjetur metodika të pastra dhe kohëgjata për plastikat, karburantet dhe kimikatet, bashkë me kompaninë “ADM”, edhe kjo një firmë e njohur në tregjet botërore, shpallën nxjerrjen e produktit të ri Mirel (TM) Plastik Natyral, ku natyrisht kontributin më të madh për këtë produkt e ka dhënë edhe kimisti shqiptar Mirel Sharrëxhi. Në komunikatën zyrtare të kompanisë thuhet se “MirelTM” mund të përdoret si një alternativë e plastikave të formuara nga nafta në shumë procese konvertuese, duke përfshirë format plastike me injeksion, letrën me shtresë të hollë plastike, shtresat e holla në formë filmi. “Metabolix” është duke punuar për 60 aplikime, duke përfshirë produkte të konsumuesve: qese, gota, paketime, produkte që përdoren vetëm një herë, produkte që përdoren në agrikulture etj. Kush është Mirel Sharrëxhi Shkencëtari nga Shqipëria ka lindur më 28 mars 1967 në qytetin e Korçës. Ka mbaruar shkollën e mesme për teknologji-kimike në qytetin e Elbasanit dhe më pas studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Kimi Industriale. Gjatë viteve të tranzicionit ai nuk mundi ta ushtronte profesionin në Shqipëri, pasi dihet situata e industrisë kimike. Në vitin 1997 emigron në SHBA. Fillon punë si kimist analitik në kompaninë “Emerson and Cumming”. Në vitin 2000, profesor Oliver Peoples i ofron një punë të përkohshme në kompaninë e sapoformuar “Metabolix”, me qendër në Cambridge, Massachusets. Pas tre muajsh, duke parë përkushtimin e tij, ai i ofroi punë të përhershme si kimist analitik. Në vitin 2007 mbaron “Masterin” në degën e Kimisë në Universitetin e Massachusetsit dhe konsolidon pozitën si drejtues i grupit analitik në kompani. Ai, së bashku me stafin e kompanisë kryejnë shpikjen e produktit kimik, që merr emrin e kimistit shqiptar. Kjo do të ketë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, pasi çdo vit i gjithë planeti ndotet nga miliarda tonelata lëndë plastike. |
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:28 pm | |
| Projektet shkencore, planetët ku do jetohet
| Kolonizimi i hapësirës është koncepti i banimit njerëzor autonom në lokalitete jashtë tokës. Është një temë e trajtuar gjerësisht në fantazinë shkencore, si dhe një qëllim afatgjatë i programeve të ndryshme të hapësirës. | Ndërkohë që njerëzve u shkojnë në mendje se kolonitë hapësinore do të jenë në Hënë apo Mars, të tjerë argumentojnë se kolonitë e para do të jenë në orbitë.Në vitin 2005, administratori i NASA-s, Michael Griffin e përcaktoi kolonizimin e hapësirës si qëllimin final të programeve aktuale të fluturimit në hapësirë duke u shprehur: “... qëllimi nuk është vetëm eksplorimi shkencor... është gjithashtu dhe zgjerimi i rrezes së habitat njerëzor nga toka në sistemin diellor, teksa ecim para në kohë. Në rrugën e gjatë një speciet e një planeti të vetëm nuk mund të mbijetojnë... Nëse ne njerëzit duam të mbijetojmë mijëra apo miliona vite, ne duhet të popullojmë planetët e tjera.”.
Lokalitetet e mundshme për kolonizim Marsi është një objekt i përhershëm diskutimi. Sipërfaqja e përgjithshme e tij është e ngjashme me sipërfaqen e thatë të tokës, mund të ketë rezerva uji dhe ka karbon. Marsi ka kaluar procese të njëjta gjeologjike dhe hidrike si toka dhe përmban xeherorë mineralë të çmuar, megjithëse ky fakt është në debat e sipër. Ka interesa të forta shkencore për kolonizimin e Marsit, për shkak të mundësisë se jeta mund të ketë ekzistuar në planet në një pikë të caktuar të historisë, dhe madje mund të ekzistojë në pjesë të caktuara të tij. Klima e Marsit është më e ftohtë se ajo e tokës. Graviteti i tij është vetëm sa një e treta e atij të tokës; nuk dihet akoma nëse një gravitet i tillë është i mjaftueshëm për jetën e njerëzve në periudha të zgjatura kohore. Merkuri Sipas sugjerimeve të ndryshme shkencore, Merkuri mund të kolonizohet duke përdorur të njëjtën teknologji dhe mënyrë si tek Marsi. Koloni të tilla do të vendosen domosdoshmërisht në rajonet polare, për shkak të temperaturave ekstreme në lokalitetet e tjera të planetit. Venusi Sipërfaqja e Venusit është shumë e nxehtë dhe ka presion atmosferik, të paktën 90 herë më të lartë se nivelin e detit në tokë. Sidoqoftë, atmosfera masive ofron një lokalitet alternativ të mundshëm për kolonizim. Në një lartësi rreth 50 kilometra, presioni reduktohet në atmosfera më të vogla dhe temperatura varion nga 40-100 gradë celsius. Kjo pjesë e atmosferës gjendet në retë e dendura, të cilat përmbajnë acid sulfurik. Edhe këto re mund të jenë një element pozitiv për kolonizimin pasi paraqesin një burim të mundshëm uji. Gjigandët e gaztë Mund të jetë e mundur të kolonizohen dhe tre prej gjigandëve më të largët të gaztë, siç janë Jupiteri, Saturni, Neptuni, me qytete lundruese në atmosferën e tyre. Duke ngrohur balona hidrogjeni, mund të krijohen masa të gjera me të njëjtin gravitet, si ai i tokës. Jupiteri është më pak i përshtatshëm për banim, për shkak të gravitetit të tij të lartë, shpejtësisë dhe rrezatimit. Koloni të tilla mund të eksportonin Helium-3 për përdorim të reaktorëve të fusionit, nëse do krijoheshin ndonjëherë. Hëna Për shkak të afërsisë me tokën, hëna e planetit tonë është gjithashtu një mundësi për kolonizim. Ajo ka prioritetet se është pranë tokës duke mundësuar shkëmbin e mallrave dhe shërbimeve. Një disfavor i hënës është mungesa e avujve, të nevojshëm për jetën, siç janë hidrogjeni dhe karboni. Depozitat e akullit që mund të ekzistojnë në disa kratere polare mund të shërbejnë si burime për këto elementë. Gravitet i ulët i sipërfaqes së tokës është gjithashtu një shqetësim. Orbita e tokës Po të krahasohet me lokalitete të tjera, orbita e tokës ka avantazhe të konsiderueshme dhe një problem të madh, por të zgjidhshëm. Orbitat pranë tokës mund të arrihen brenda disa orëve, ndërsa hëna është disa ditë larg dhe udhëtimet për në Mars zgjasin me muaj të tërë. Ka një forcë diellore të mjaftueshme dhe të vazhdueshme në orbitat e larta të tokës, ndërkohë që gjithë planetët e tjerë e humbasin dritën e diellit të paktën gjysmën e kohës. Mungesa e peshës e bën ndërtimin e kolonive të mëdha më të lehtë se në një ambient me gravitet. Austronautët kanë demonstruar lëvizjen e satelite shumë tonësh vetëm me njërën dorë. Disavantazhi i vetëm i kolonive orbitale është mungesa e materialeve. Këto mund të importohen nga toka me një kosto shumë të lartë, ose nga burime jashtëtokësore me kosto më të ulët, siç është hëna, asteroidët etj. Shkencëtarët vazhdojnë të punojnë për krijimin e alternativave për jetën njerëzore, edhe pse do të duhen shumë breza për t’i parë nga afër ato që mendja e njeriut s’i përthith dot në këtë fazë të jetës. Jeta në hapësirë ¨ Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës. ¨ Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën. ¨ Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë. ¨ Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda. ¨ Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta. ¨ Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë. ¨ Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten. ¨ Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “lindja e dytë”. ¨ Disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien. Kolonizimi i hapësirës Metoda Ndërtimi i kolonive në hapësirë do të kërkojë hapësirë, njerëz, ushqim, materiale ndërtimi, energji, transport, komunikim, gravitet të stimuluar dhe mbrojtje ndaj radioaktivitetit. Kolonitë do të vendoseshin në një zonë që i përmbush këto kërkesa. Materialet Kolonitë në Hënë dhe në Mars mund të përdorin materiale vendase, megjithëse Hëna ka mungesa hidrogjeni dhe nitrogjeni, por ka shumë oksigjen, silikon, hekur, alumin dhe titan. Dërgimi i materialeve nga Toka është i shtrenjtë, por disa materiale mund të sigurohen nga asteroidë apo kometa. Energjia Energjia solare në orbitë është e bollshme, e besueshme dhe përdoret për të fuqizuar satelitët sot. Në hapësirë nuk ka natë, as re dhe as atmosferë për ta bllokuar diellin. Drita e diellit mund të përdoret në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa asnjë kosto. Transporti Transporti në orbitë është faktori kufizues. Hedhjet në hapësirë në ditët e sotme kushtojnë 3 mijë deri në 25 mijë dollarë për kilogram nga Toka në orbitën e poshtme. Për t’u vendosur në hapësirë kërkohen mjete të lira transporti dhe që të mos e dëmtojnë atmosferën. Komunikimi Në krahasim me kërkesat e tjera, komunikimi është më i thjeshtë nga orbita në Hënë. Një proporcion i madh i komunikimit tokësor tashmë kalon nga satelitët. Megjithatë komunikimi në largësi mund të shkaktojë vonesa, për shkak të shpejtësisë së dritë dhe distancës. Burimet e jetës Njerëzit kanë nevojë për ajër, ujë, ushqim, gravitet dhe temperatura të arsyeshme për të jetuar në periudha të gjata. Në Tokë këto i siguron biosfera. Në hapësirë sistemi i mbyllur ekologjik duhet t’i riciklojë ose t’i importojë ushqimet. 135 UFO në një vit në Britanine e madhe Numri i raportimeve për shfaqjen e Objekteve Fluturuese të Paidentifikuara (UFO) vitin e kaluar në Britaninë e Madhe ka arritur numrin 135. Ministria e Mbrojtjes në vend ka mbledhur raportimet e njerëzve, ndër të cilët dhe tre pilotë dhe ka deklaruar se në vitin 2006 ka pasur vetëm 97 raste të raportuara. Vitin e kaluar, sipas banorëve, UFO-t janë shfaqur në formën e nj disku fluturues në Stefordshaier, një pajisje e vogël fluturuese në Derbishaier dhe një objekt në formë trekëndëshe me shpejtësi të madhe në Uest Jorkshaier. Në Uest Midlends në dhjetor, një grua u tmerrua, kur sipas saj një UFO reflektoi dritë në dritaren e saj. Ndërkohëm, në Duksford, Kembrixhshaier, më 12 prill, një dëshmitar raportoi se kisthe parë pesëdhjetë objekte, secili me nga një dritë ngjyrë portokalli. Në një rast tjetër, dy pilotë në dy aeroplanë të ndryshëm që fluturonin mbi Aldernei raportuan se kishin parë dy mjete fluturuese ngjyrë portokollai, ndërsa një pilot tjetër raportoi se kishte parë një objekt të çuditshëm në formë balone në ajër. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe e ka publikuar dosjen në kuadër të planit për të hapur arkivat mbi studimin e UFO-ve. |
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:30 pm | |
| Martohet me të burgosurin e dënuar me vdekje
| Një grua nga Nottinghamshire i Britanisë së Madhe është martuar me një amerikan i cili është një i burgosur i dënuar me vdekje, pasi ata të dy kanë shkëmbyer disa poezi bashkë. Tracy Morgan e filloi lidhjen e saj me James Morgan para katër vitesh. Ajo e vizitoi atë në burgun e Raleigh, të Karolinës së Jugut. | Pasi e takoi për pesë herë në burg, ajo vendosi të zhvendosjes me shtëpi në qytetin më të afërt të burgut. Morgan, i cili është 52 vjeç, është dënuar në nëntor të vitit 1997, pasi grabiti duke vrarë Patrina Lynette King, 34 vjeçe, nga Asheville. Zonja Morgan deklaroi rreth krimit se nuk ishte një pengesë për të, pasi ajo mësoi dhe gjeti të gjitha detajet rreth krimit. Burime nga departamenti i burgut në Karolinën e Jugut, deklarojnë se vetëm dy vetë kanë mundur të martohen gjatë kohës që kanë qenë të burgosur, por ky është i vetmi rast që martohet një i dënuar me vdekje.
Ndërsa oficerët e burgut e lejuan martesën e cila u bë në ambientet e burgut, kanë vendosur që të martuarit të takohen nga një orë e gjysmë në javë, por do të jenë gjithmonë të shoqëruar. Zonja Morgan tha se lidhja filloi pasi ajo i dërgoi poezi Morganit në burg. Dhe poezia titullohej "Ku është i dashuri im?". "Kur ai më ktheu përgjigje ishte shumë i prekur dhe më tha: - Asnjë në jetën time nuk më ka thirrur i dashuri im". Zonja Morgan ka planifikuar të jetojë në Raleigh me djalin e saj 15-vjeçar dhe shprehet optimiste se një ditë ajo dhe burri i saj do të jenë bashkë jashtë mureve të burgut. "Ne nuk dorëzohemi kurrë", thotë ajo. "Unë besoj që me ndihmën e Zotit, të gjitha gjërat janë të mundura". |
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:31 pm | |
| 10 muzetë më të çuditshëm në Amerikë
| Njerëzit ruajnë sende dhe objekte të çuditshme, madje disa prej tyre i ruajnë me fanatizëm gjëra që të tjerët do ti hidhnin. Fjala e urtë Plehrat e dikujt, janë thesari i dikujt tjetër nuk iu reziston më kot kohërave. Edhe për këtë arsye koha ka kërkuar dhe ndërtimin e muzeve të veçantë për të ruajtur këto sende të pazakonta. | Përveç muzeve të arteve të bukura, muzeve historikë dhe atyre arkeologjikë, ekzistojnë dhe muze të Historisë së Funeraleve, Muze të Historisë së Ekzekutimit dhe shumë të tjerë. Amerika mban vendin e parë në botë për muzetë e çuditshëm. Madje në çdo shtet të saj do të gjeni një të tillë. Edhe pse askujt prej nesh nuk i shkon ndër mend të vizitojë një të tillë, ndoshta do të bëheshim kureshtarë të hynin, nëse ndodhemi aty pranë, vetëm nga emri që mbajnë. Revista “Neotorama” ka listuar 10 muze të çuditshëm, duke i përzgjedhur mes të shumtëve. Disa prej tyre janë ndërtuar që në shekullin e 19-të dhe vazhdojnë t’iu rezistojnë kohërave. Vendin e parë e mban muzeu i një kompanie ushqimore. Vendin e dytë e mban Muzeu i Arkivoleve, në të cilin mund të bëhen dhe porosi për arkivole të veçantë, enkas për ju. Lista 1. Muzeu “SPAM”, Minesota 2. Muzeu Kombëtar i Historisë së Funeraleve, Hjuston 3. Muzeu i endacakëve, Ioua 4. Muzeu “Mütter”, Filadelfia 5. Muzeu “Barnum”, Konektikat 6. Muzeu i komploteve, Teksas 7. Muzeu i mjeteve mjekësore të dyshimta, Minesota 8. Muzeu i pesticideve të insekteve, Alabama 9. Muzeu i kukullave që flasin, Florida 10. Muzeu i plehrave, Konektikat 10 muzetë më të çuditshëm në Amerikë Muzeu “SPAM” Ky muze ndodhet në Austin, Minesota. “Spam” në të vërtetë është emri i një kanaçeje me mish të konservuar. Reklama që ky muze i bën vetes është “e mund dhe muzeun e arteve”. Kompania e ushqimeve “Spam” e ka hapur në vitin 2001 dhe aty do të gjeni më shumë se 5 mijë kanaçe “Spam”. Muzeu Kombëtar i Historisë së Funeraleve Është pak e vështirë të argumentosh moton “Çdo ditë mbi tokë është një ditë e mirë”. Kjo është dhe moto e këtij muzeut, një ndërtesë në Hjuston që u hap në vitin 1992. Muzeu mburret me një koleksion arkivolesh me format nga më të ndryshmet. Muzeu i endacakëve Ky muze ndodhet në Britt, Ioua. Muzeu “Hobo” ruan të detajuar historinë dhe kulturën e endacakëve. Ky muze nuk është i hapur gjatë gjithë vitit, por vetëm gjatë Kongresit të përvitshëm endacakëve. Gjatë vitit organizon dhe ture sipas kërkesave. Muzeu “Mütter” Fillimisht, kolegji i fizikanëve të Filadelfias ndërtoi muzeun si një mënyrë krijuese për të informuar studentët e mjekësisë dhe fizikanët për disa nga fenomenet më të pazakonta mjekësore. Në të gjenden bebe me dy koka dhe shtylla kurrizore më e madhe në botë. Muzeu “Barnum” Muzeu është hapur më 18 shkurt, 1893 dhe qëndron i hapur edhe sot. muzeu “Barnum” ruan dhe interpreton historinë industriale dhe sociale të Bridgeport, Konektikat. Mes të tjerave brenda do të gjeni një cirk në miniaturë dhe një copë tortë 100-vjeçare. Muzeu i komploteve Ekziston më shumë se një teori për vrasjen e John F. Kennedy, prandaj ekzistojnë dhe shumë muze të tilla. Muzeu 6-katësh ndodhet në Teksas. Brenda do të gjeni dokumentarë dhe filma që shpjegojnë teoritë e vrasjeve të ndryshme. Muzeu i mjeteve mjekësore të dyshimta Ky muze i veçantë mban gjithfarë mjetesh të profesionit të mjekësisë. Ai ndodhet në Minesota dhe brenda do të gjeni mumje egjiptiane, breshka me dy koka, fosile të ndryshme. Kjo foto që shihni është aparati i rinisë së përjetshme. Muzeu i pesticideve të insekteve Ajo që filloi si një magazinë për pesticidet kundër insekteve lulëzoi, dhe tani është një ndër muzetë e pakta në Amerikë që tregon përrallën e pesticideve. Vizitorët mund të mësojnë gjithçka për minjtë, buburrecat dhe merimangat. Muzeu i kukullave që flasin Ky është një ndër muzetë më të veçantë, pasi aty shkojnë të vdesin kukullat që flasin. Në të vërtetë kukullat nuk kanë as zë dhe as bateri. Ata që i bëjnë të flasin janë personat që flasin me bark. Ata nuk e lëvizin gojën, por nxjerrin një zë të brendshëm, që duket sikur del nga kukulla. Muzeu i plehrave Thënia e vjetër se plehrat e dikujt janë thesari i dikujt tjetër këtu merr më shumë kuptim. Muzeu i plehrave në Hartford, Konektikat ka në hapësirë prej 2 mijë metrash katror dhe është i mbushur me vepra arti të ndërtuara nga plehrat.
|
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:33 pm | |
| U tha nxënësve se Babagjyshi nuk ekziston, pushohet mësuesja
| Babagjyshi i Vitit të Ri, ai burri me pak bark dhe me mjekër të bardhë që shpërndan dhurat, mbi slitën që e tërheqin drerët eksiston. Dhe mjerë kush e vë në dyshim. Të mohosh ekzistencën e tij, në fakt në disa vende europiane mund të të kushtojë shtrenjtë, aq sa mund të humbasësh edhe vendin e punës. | Kjo i ka ndodhur një mësueseje në një shkollë fillore angleze. Gjatë një diskutimi me fëmijët, ajo u ka thënë atyre se dhuratat që i gjejnë poshtë pemës nuk janë sjellë nga babagjyshi, pasi ky personazh nuk ekziston. Nxënësit, të tronditur nga deklarata ua kanë thënë këtë prindërve të tyre. pas kësaj, kanë qenë prindërit që janë ankuar tek drejtoresha e shkollës. Mësuesja u thirr me urgjencë në drejtori dhe më pas iu komunikua vendimi për pushim nga puna. Ndërkohë që puna me fëmijët u zgjidh shpejt e shpejt. Një mësues tjetër u tha atyre që mësuesja e parë ishte gabuar, kurseprindërve iu shkrua një letër ndjese, firmmosur nga vetë drejtoresha e shkollës. Vetëm kështu, shumë fëmijë nisën të shkruanin letra e tyre me kërkesa drejtuar plakut të Vitit të Ri.
|
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:34 pm | |
| Nëna me prindër të racave të ndryshme lind binjakë, një të bardhë e një me ngjyrë
| Në nënë britanike me prindër të kombësive të ndryshme, Kylie Hodgson, lindi binjakë, një nga secila kombësi. Jo një djalë dhe një vajzë, por dy vajza, vetëm se njëra doli e bardhë dhe tjetra me ngjyrë. | “Mundësitë për lindje të tilla janë një në një milionë”, thonë ekspertët. Edhe pse rastësi të kësaj natyre ndodhin kur një grua ka binjakë me atësi të ndryshme, ky është rast edhe më i rrallë duke qenë se një çift i vetëm prodhoi binjakë me karakteristika të ndryshme fizike (për shembull toni i lëkurës, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve) dhe nuk kanë përzierje të karakteristikave të prindërve. Prindërit vijnë nga raca të ndryshme, me nëna të bardha dhe baballarë me ngjyrë.
Itali, qeveria nxjerr në internet sa e kanë rrogën italianët
Këto ditë Italinë e ka pushuar zemërimi. Duke qenë se qeveria kërkon të jetë transparente me shtetasit, ajo ka publikuar në internet fitimet dhe kontributet në taksa të çdo italiani. Adresa e internetit e taksave është vizituar me miliona njerëz kureshtarët të dinë se sa marrin fqinjët, celebritetet, sportistët dhe yjet e ekranit. Aty do të lexoni se sa paguhen italianët dhe sa taksa u hiqen nga rroga. Megjithatë, Thesari italian ka ndër mend ta pezullojë këtë adresë në internet, duke qenë se ka pasur shumë ankesa. Informacioni është hedhur “online” pa asnjë paralajmërim.
Angli, viziton 26 kryeqytete të Evropës pa asnjë lek në xhep
Një britanik nga Sussex ka vizituar 26 kryeqytete të Evropës gjatë këtyre 6 muajve të fundit, pa shpenzuar asnjë cent. Kris Mole, 24-vjeçar i premtoi tetos së tij se do t’i besojë vetëm mirësisë dhe bujarisë së njerëzve të huaj gjatë udhëtimit prej 10 mijë miljesh. Ai kërkon të mbledhë para për kërkimet kundër kancerit. Ai ka fjetur në ashensorë, ka kaluar ditë pa një kafshatë në gojë dhe madje ka fjetur në natyrë kur nuk i është ofruar asnjë shtrat. Kris, nga Southwick, teto e të cilit vdiq nga kanceri një javë para nisjes, thotë: “Ajo që më ka nxitur të vazhdoj është mendimi i saj”.
SHBA, thyen rekordin, mban frymën për 17 minuta e 4 sekonda
David Blaine ka vendosur rekordin botëror, duke mbajtur frymën për 17 minuta e katër sekonda, në shfaqjen “Oprah Winfrey Show”. Blane, një herë ka ndenjur 1 jave brenda një arkivoli, por më parë ka thithur oksigjen të pastër për të larguar dyoksidin e karbonit nga jaku. Vendosja e këtij rekordi ishte “ëndrra e jetës”, tha ai, gjë të cilën e arriti duke ndenjur vegjetativ. “Ndihem shumë mirë”, thotë ai, ndërsa doli nga uji pasi kishte thyer rekordin e mëparshëm prej 32 sekondash. “Të them të vërtetën fillova të dyshoj në do t’ia dilja, pasi kurrë s’e kisha bërë ndërsa zemra më rrihte kaq shumë”, shton ai.
Angli, postieri pushohet se veshi pantallonat e gabuara
Një polic duhet të shoqërohej në shtëpi nga policia, pasi shkoi në punë me pantallonat e gabuara. Punonjësi i “Royal Mail”, me zyra në Northampton, kishte veshur pantallona ngjyrë blu, pra e njëjta ngjyrë me pantallonat e uniformës, vetëm se pantallonat e tij nuk e kishin logon “Royal Mail” kur ai mbërriti në punë. Pasi u thirr në drejtori për t’u disiplinuar për thyerjen e rregullores, pati një grindje me një anëtar të stafit dhe refuzoi të shkojë në shtëpi. Atëherë menaxherët thirrën policinë, e cila donte s’donte e shoqëroi në shtëpi me makinën e patrullës. Zëdhënësi thotë: “Atij ju kërkua të kthehej në shtëpi dhe të ndërrohej, por refuzoi”.
SHBA, shkon në bankë me çekun fallco të marrë 180 miliardë dollarë
Një person nga Teksasi u arrestua, pasi kërkoi të thyente në bankë një çek prej 180 miliardë dollarësh. Punonjësit e bankës “Chase Bank” në Fort Worth dyshuan kur panë çekun prej 360,000,000,000 dollarësh dhe njoftuan personin që kishte dorëzuar çekun. Gruaja thotë se i dyshuari, Charles Ray Fuller, 21-vjeçar ishte i dashuri i vajzës dhe nuk kishte leje të merrte çeqe. Fuller u arrestua për mashtrim, armëmbajtje pa leje dhe posedim marijuane. Brenda makinës së patrullës, policia thotë se Fuller pretendoi se kishte hapur kompaninë e tij dhe paratë ia kishte dhënë nëna e të dashurës për ta ndihmuar.
Angli, gjobitet 500 paund se i hodhi lule policit
Një person që valëviti një lule plastike para fytyrës së një polici është gjobitur 500 paund nga Gjykata e Lartë “Londonderry”. Gjykata dëgjoi se Neil Brian Devine, 20-vjeçar nga Beechwood, valëviti lulen para policit në mënyrë “agresive”. Ata i thanë të kthehej në shtëpi, por ai u bërtiti atyre. Devine u gjobit 150 paund për sjellje rebele, plus 350 paund të tjera se nuk u shfaq në sallën e gjyqit në disa raste të ndryshme. Avokati i mbrojtjes, Paddy MacDermott thotë se lulja ishte arma më e mirë që policia mund të kishte përpara fytyrës. Gjykatësi u shpreh se “lulja doli të ketë qenë shumë e shtrenjtë”.
SHBA, babai i dehur harron beben në dyqan
Një baba kishte pirë kaq shumë, sa harroi beben gjashtëmuajshe në dyqan dhe u largua pa të, por me çantat e ushqimeve. Shaun Marshall, 27-vjeçar doli nga dera, ndërsa karroca e saj ndodhej shumë pranë derës dhe as që e vuri re. Prokurori Mark Brennan thotë: “Policia kontrolloi kamerat e vëzhgimit për të identifikuar personin përgjegjës për fëmijë. Ata sapo e kishin zbuluar, kur ai u kthye vetë ta merrte. Arsyeja që dha ishte se ishte i lodhur dhe i hutuar. Bëri një gabim të pafajshëm dhe është penduar për të. Megjithatë policia e arrestoi, duke qenë se kishte ngarë makinën në gjendje të dehur, me një fëmijë brenda saj.
|
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:35 pm | |
| Zbulohet qenia e gjallë më jetëgjatë në planet
| Quhet Ming, si dinastia që mbretëronte Kinën. Ka lindur 410 vjet më parë, është një midhje, e cila i përket species Arctica Islandica dhe është zbuluar në ujërat islandezë nga kërkuesit e Bangor University. | Mosha nga 405- 410 është përcaktuar duke numëruar unazat mbi shpinën e guaskës. Sipas librit të rekordeve Guinness, rekordi i mëparshëm i përkiste një midhjeje tjetër, që ishte 220-vjeç, dhe pse ky nuk është një rekord zyrtar. Shkencëtarët po punojnë për të kuptuar se cilët faktorë kanë kontribuar për të pasur një jetëgjatësi të tillë.
Edhe thjesht të qëndruarit në këmbë të zgjat jetën
Nuk është e domosdoshme të bësh vrap apo palestër. Mjafton edhe një gjysmë-orësh në këmbë çdo ditë. Këtë ide e pohon një kërkim i bërë në Universitetin e Misurit, sipas të cilit shumë aktivitete, si të folurit në telefon (duke u sorollatur në zyrë apo në shtëpi) ose të shoqërosh fëmijët e tu në një park, mund të bëhen duke qëndruar në këmbë. Kjo djeg dyfishin e kalorive që merr trupi nga ushqimet krahasuar me aktivitetin normal, fizik, ditor.
Ajri i kondicionuar pengon natyralitetin trupor
Lajmi bëhet publik nga një kërkim i bërë në Shtetet e Bashkuara. Kondicionerët çrregullojnë temperaturën e ajrit, duke mënjanuar mekanizmat natyralë të organizmit njerëzor. Kur është ftohtë, trupi ka një kërkesë natyrale për ushqim për ta përballuar. Por ambienti i ngrohur me kondicionerë, bën që kjo kërkesë e trupit të zëvendësohet dhe i nxehti e ul urinë. Në të njëjtën mënyrë, një ngrohje shumë e lartë në dimër nuk i lejon organizmit të ndjejë të ftohtën. Nëse e ftohta do bënte punën e vet, organizmi do të digjte më shumë yndyrna për t’u ngrohur në mënyrë natyrale.
Delfinët, jo vetëm inteligjentë, janë edhe romantikë
Një kërkim britanik i bërë në Brazil për tre vjet me radhë ka bërë publik lajmin se delfinët janë jo vetëm inteligjentë, por edhe romantikë. Meshkujt i joshin femrat duke mbledhur dhe duke u dhuruar atyre alga ose leshterikë. Kjo rikonfirmon se këto specie kanë një inteligjencë superiore.
Majmunët janë në gjendje të mësojnë matematikë
Pak ditë më parë, është zbuluar që majmunët kanë një memorie vizive të njëjtë më atë të një studenti, por në të vërtetë aftësitë e tyre janë edhe më të mëdha. Këtë fakt e konfirmon një studim i Duke, Universiteti i Çikagos. Dy majmunëve dhe 15 studentëve u është kërkuar të mbledhin me shpejtësi një seri numrash dhe më pas të gjenin alternativën e duhur mes dy zgjidhjeve. Si kafshët, ashtu dhe njerëzit janë përgjigjur në të njëjtën kohë, (rreth një sekondë) dhe me sukses të njëjtë.
|
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:36 pm | |
| Edhe çuditë nuk kanë të sosur
| Kush janë dhjetë njerëzit e konsideruar si më të çuditshmit e më të çuditshmëve | Nëse mendoni se jeni të çuditshëm, se sjellja juaj konsiderohet si absurde nga ata që ju rrethojnë, apo keni anomali të ndryshme, atëherë duhet të lexoni patjetër për këta njerëz. Dhjetë personat e listuar janë konsideruar si "të çuditshmit e më të çuditshmëve". Njerëz të tillë, rrallë gjen mbi tokë. Pasi të keni lexuar për secilin prej tyre, do të ndiheni shumë më mirë për veten dhe nuk do t‘ju bëjë përshtypje ajo që të tjerët mendojnë. Pjesa më e madhe e tyre e dinë që janë të ndryshëm, që konsiderohen si të sëmurë mendorë nga një kategori e caktuar, por nuk lejojnë që ky fakt t‘i dekurajojë. Ata e konsiderojnë çuditshmërinë e tyre si talent, dhunti. Për t‘u theksuar është se të gjithë këta janë meshkujt Ngoc: Tri dekada pa gjumë 64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Bhgat: Mban vëllain binjak në stomak
Sanoju Shagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Shagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anomali e rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërhyjnë
Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore Shoichi Yokoi ishte një ushtar i ushtrisë perandorake japoneze më 1941-n dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, ai u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. "Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta", tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën ndryshkur ende mbi shpatulla.
Mehkan: Jeton në aeroport që në vitin 1988
Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së terminalit të aeroportit "Sharl de Gol" që më 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente.
Mitsuo: Jezus Krishti japonez Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez, i bindur se është perëndia dhe Krishti. Sipas programit të tij, ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është brenda sistemit të tanishëm politik dhe ligjshmërisë. Hapi i parë si shpëtimtar është të zgjidhet Kryeministri i Japonisë. Pastaj do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnë nderin të bëhet Sekretar i Përgjithshëm. Pastaj Jezusi Matayoshi do të sundojë në të gjithë botën me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.
Bawden: Papa i vetzgjedhur Michael I, nga Kansas
David allen Bawden (lindur më 1959) është një qytetar amerikan, i cili është zgjedhur Papa Michael I, nga një grup prej gjashtë konklavistësh apo katolikësh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit të gjashtë papëve kanë qenë të pavlefshme për shkak se ata janë të gjithë modernistë. Sedevakantistët argumentojnë se nëse kolegji i kardinalëve nuk mund të zgjedhë një papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjnë, nën një parim të quajtur "epikeia", barazi.
Bihari? 18 vjet i vdekur për shtetin Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qënë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri më 1994-ën. Ai themeloi "Mritak Sangh" ose "shoqërinë e të vdekurve" në Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vjet, për të provuar se është ende gjallë. Kur Lala Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerëz të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004, ata arritën të deklaronin 4 prej katër anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në Parlament në Lla Ganj.
Icke: Shpëtimi vjen nga humanoidët David Icke është një ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive në BBC dhe zëdhënës i Partisë së Gjelbër britanike kombëtare. Që në vitin 1990, ai ka qenë një "hetues me kohë të plotë i asaj dhe atyre që kontrollojnë botën, zvarranikët". Ai vishet vetëm me ngjyrë të bruztë dhe pohon se bota është drejtuar nga një grup sekret i quajtur "Elita", një racë humanoidësh zvarranikë, të njohur në kohët e lashta si "Vëllazëria babilonase" dhe shumë prej njerëzve më të rëndësishëm e kanë prejardhjen prej tyre, përfshirë edhe George W. Bush, mbretëresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai është autor i 15 librave, ku shpjegon pikëpamjet e tij. Pas një leksioni prej 5 orësh, ai mori mjaft brohoritje në Universitetin e Torontos, në vitin 1999. Nakamatsu: Fotografon çdo vakt 34 vjet Yoshiro Nakamatsu (lindur më 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, është shpikësi japonez që pohon se mban rekordin për numrin më të madh të shpikjeve, përfshirë disketën e kompjuterit dhe këpucët elastike "Pyon Pyon". Ai ka fotografuar duke analizuar çdo vakt që ka konsumuar vetë gjatë një periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut është të jetojë gjatë dhe t‘i kalojë 140 vitet e jetëgjatësisë në tokë. Lotito: Zoti që i ha të gjithë Michel Lotito (lindur më 15 qershor 1950) është një prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur në Grenoble, është i famshëm pasi ha çfarë t‘i dalë përpara. Njihet si "zoti që i ha të gjitha". Gjatë shfaqjeve të tij, ai ha metal, xham, gomë dhe artikuj të tjerë si biçikleta, televizor dhe gjithçka tjetër. Nga viti 1978 deri më 1980 ka ngrënë një aeroplan të tërë. Filloi të hante materiale të pazakonta kur ishte fëmijë dhe që nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh për shkak të dietës së tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janë dyfish më të trasha dhe acidet tretëse shumë herë më të fuqishme. |
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:37 pm | |
| Arreston 70-vjeçaren se nuk ujiti barin në lëndinë
| Tashmë për Betty Perry ka lindur një telash, ajo është arrestuar sepse ka refuzuar që t’i japë emrin e saj policit i cili kishte shkuar ta arrestonte pasi nuk kishte ujitur barin e lëndinës. Ajo thotë që oficeri e kishte goditur atë duke i nxjerrë gjak nga hunda dhe pas gjuajtjes së policit ka rënë. “Unë nuk e dija se çfarë ai kërkonte prej meje. Unë i thashë: Çfarë po bën? Ai më qëlloi mua në fytyrë”, pohoi 70-vjeçarja amerikane. |
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:38 pm | |
| c Macja noton për kombëtaren e notit
| Një mace në Kinë, e cila ka mposhtur frikën nga uji, është anëtarja më e re e klubit të notit kombëtar. Macja e zezë nuk ka emër, por është kthyer në celebritet mes 200 anëtarëve | të "Changjiang River Winter Swimming Club", në Chongging. Ajo noton të paktën 50 metra çdo ditë në ujë të ftohtë dhe në lumë. Anëtarët e klubit thonë se ajo noton me ta prej 4 muajsh, edhe pse është vetëm 6 muajshe.
|
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:39 pm | |
| Një qen për mik? Ja 10-të, më rrëmujaxhinjtë
| Objekte të shkatërruara dhe dëmshpërblim ndaj të tretëve në një total prej 785 euro. Me këtë performancë qeni chihuahua klasifikohet i dyti në listën e dhjetë qenve më shkatërrimtarë, pas qenit danez, për të cilin shpenzohen 38 euro më shumë. Kërkimi u bë nga një kompani sigurimesh britanike, e cila ka pyetur klientët e vet se sa shpenzojnë për të zhdëmtuar dëmet që shkaktojnë qentë e tyre. | Mes qenve më të padisiplinuar, medaljen e bronztë e meriton qeni i njohur me emrin mastino. Më pas, listën e rrëmujaxhinjve që kushtojnë para për padronët e pasojnë qentë bassethound, levriero, setter anglezë, bulldog, këmbëshkurtrit, boxer dhe beagle. Pas renditjes, në bazë të kërkimit të bërë u mundësua edhe klasifikimi i qenve më të qetë, për të cilët nuk munguan surprizat. Qeni më i mirë e më i urtë nga të gjithë është ai i rracës carlino, gjithmonë shumë i bindur. Në vendin e dytë të më të mirëve është renditur San Bernardo, një qen shumë i dashur.
|
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme | |
| |
| | | | Kurozitete te ndryshme | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |