|
| Kurozitete te ndryshme | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:44 pm | |
| Po bëhemi antinjerëzorë | Michael Haneke është fitues i "Palmës së Artë" për filmin "Shiriti i bardhë". Lufta dhe familja ishin temat që dominuan festivalin e 62-të të Kinemasë në Kanë | "Shiriti i bardhë" është filmi i dhjetë i Michael Haneke. Ngjarjet zhvillohen në prag të Luftës së Parë Botërore. Regjisori austriak jep një refleksion të ankthshëm për moralin dhe edukimin.
Në rolet kryesore interpretojnë Ulrich Tukur, Christian Friedel. Zgjat 2 orë e 25'. Del në kinema më 21 tetor. Me këtë film, Haneke fiton "Palmën e Artë".
67-vjeçari është shpeshherë pjesëmarrës në Festivalin e Kanës. Në vitin 1997 do të bënte bujë me filmin e dhunshëm, "Funny Games" dhe më 2001-shin, "Pianistja" e tij u kurorëzua me çmimin e madh të jurisë, kurse aktores Isabelle Hupper i ofroi çmimin për interpretimin.
Dhe ja ku ajo ndodhej në pozicionin e kryetares së jurisë dhe i duhej të merrte një vendim për veprën e mjeshtrit. "E njoh mirë", - do thoshte Haneke për Huppert-in gjatë ditëve të festivalit. Është grua inteligjente dhe serioze. Ajo ka për të vlerësuar filmat që pëlqen. Të tjerat, s'kanë rëndësi..."
Me "Shiritin e bardhë" ai kthehet në të kaluarën e Gjermanisë. Në një fshat të Gjermanisë së Veriut, ndërmjet viteve 1913-1914, në prag të Luftës së Parë Botërore, një seri ngjarjesh dramatike tronditin jetën e banorëve. Mësuesi bën hetime. A janë fajtorë fëmijët e korit?
"Është një film për rrënjët e së keqes, shpjegon Michael Haneke. Qëllim im ishte që të tregoja se ndërsa krijohen principe ose ideale, deri diku absolute, ne bëhemi të përbindshëm dhe jo humanë. Atëkohë, protestantizmi ishte shumë i ashpër, kurse edukimi shumë strikt.
Fëmijët kanë prirjen që ta marrin shumë seriozisht atë që u predikohet. Ata do të bëhen gjykatës të atyre, pastorë dhe prindër, të cilët u kanë rrënjosur një moral të sertë, por që kanë qenë fare të paaftë për ta vënë në shërbim të veprave të tyre. Atëherë këta fëmijë përdoren dhe përmbushin të keqen. Është brezi që do të bëhet nazist... Por nuk është një film vetëm për origjinën e fashizmit, ai flet për të gjithë terrorizmat ideologjikë, politikë dhe religjiozë."
Në kinemanë e Michael Haneke-s është gjithnjë i pranishëm koncepti i fajit. "Si të shpëtosh? Kultura jonë mban vulën e judaizmit dhe të kristianizmit. Çfarëdo që të ndodhë, ne kemi lindur fajtorë! Ideja e filmit më lëvrinte në kokë që prej dhjetë vjetësh. Me kalimin e kohës e mbusha bibliotekën me manuale morali të shekujve të XVIII-XX. Dhe u frymëzova".
Megjithatë, gjatë fëminisë, Haneke ka marrë një edukatë "më së shumti liberale", nga babai gjerman protestant dhe nëna austriake katolike. "Prindërit e mi ishin aktorë dhe u divorcuan kur isha fëmijë".
Ai nuk e përdor muzikën në filmat e tij. "E dua shumë muzikën, aq sa të mos e përdor me qëllimin për të fshehur defektet e mia!" Michael Haneke njihet si mjeshtër që trajton të keqen dhe mashtrimin. "Mashtrimi është i pashmangshëm. Por kjo nuk ma mbush mendjen, unë dua të trondit dhe të provokoj rrethanat".
Dhe ndërsa i thonë se "Shiriti i bardhë" është bergamiane, ai përgjigjet, duke shpërthyer në të qeshur: "Është një film hanekien dhe kjo del e tepron!"
Kritika, dhe këtu u referohemi dy burimeve kryesore të kësaj përmbledhje për Festivalin e Kanës, të përditshmeve franceze, "Le Figaro" dhe "Le Monde", është shprehur se nuk mund të lihej jashtë palmave filmi i Marco Bellocchio-s, "Vincere", i cili ishte në fakt një nga brilantet e konkurrimit.
Isabelle Huppert ka mbrojtur palmën e saj të artë, duke e përkufizuar kështu Michael Haneke-n: "Është një regjisor që e adhuroj për talentin, për stilin krejtësisht etik dhe për një ndjesi njerëzore që e bën akoma më tërheqës".
Kishte dhe një provë të fundit që tregonte se ky edicion nuk ishte tamam si të tjerët. Filmi i projektuar në mbyllje, "Coco Chanel dhe Igor Stravinsky" i regjisorit Jan Kounen, i cili rrëfen lidhjen e këtyre dy personaliteteve të modës, ndryshe nga herët e tjera, nuk shprehu mungesë interesi.
Për ta mbyllur, pa dyshim që filmi më protestues i festivalit, "Papritur bosh" i Gaspar Noés, ishte ai që reflektonte ndjesinë që dominonte këtë edicion. Përvojat psikotrope të Noés shkaktuan një çoroditje të dhunshme. Dhe ashtu si heroi i "Papitur bosh", ndërmjet realitetit dhe ireales, edhe ky edicion i 62-të i Festivalit të Kanës nuk e di mirë ku ndodhet apo ku po shkon.
Kanë 2009: Gjithë çmimet
Juria e edicionit të 62-të të Festivalit të Kanës, me kryetare jurie Isabelle Huppert, mbrëmjen e 24 majit, në ceremoninë e mbylljes së festivalit, shpalli këta fitues:
Palma e Artë "Fjongoja e bardhë" (The White Ribbon) Michael Haneke (Austri)
Grand Prix "Profeti" (A Prophet) Jacques Audiard (Francë)
Çmimi i karrierës për veprën dhe kontributin në historinë e kinemasë Alain Resnais (Francë)
Regjisori më i mirë Filipinasi Brillante Mendoza, për "Kinatay"
Çmimi i Jurisë Ex-aequo: "Akuariumi" Andrea Arnold (Britani) "Etje" Park Chan-Wook (Kore e jugut)
Aktori më i mirë Austriaku Christoph Waltz në "Inglourious Basterds" i Quentin Tarantino (SHBA)
Aktorja më e mirë Francezja Charlotte Gainsbourg në "Antichrist" i Lars von TRIER (Danimarkë)
Skenari më i mirë Mei Feng për "Spring Fever" i Lou Ye (Kinë)
Filmi i shkurtër
Palma e Artë "Arena" i João Salaviza
Çmim Special "The six dollar fifty man", i Mark Albiston dhe Louis Sutherland
Kamera e Artë "Samson and Delilah" i Warwick Thornton (në seksionin Un Certain Regard)
Kamera e Artë - Çmim Special "Ajami" i Scandar Copti dhe Yaron Shani (në seksionin Quinzaine des Réalisateurs)
Çmimi Un Certain Regard "Dogtooth" i Yorgos Lanthimos
Çmimi i Jurisë "Police, Adjective" i Corneliu Porumboiu
Çmimi Special Un Certain Regard 2009 "No One Knows About Persian Cats" i Bahman Ghobadi "Father of My Children" i Mia Hansen-LØVE
"Kryepremi" i Çapalikut, sot në Akademinë e Arteve
Komedia e përgjakshme, siç e "ka klasifikuar" Stefan Çapaliku veprën e tij për teatër, "Shën Gjon krypremi", shfaqet sonte në mbrëmje, në orën 20.00, në skenën e Akademisë së Arteve. Ky prodhim i teatrit "Migjeni" vjen në Tiranë pas premierës në Shkodër.
Protagonistë janë Rikard Ljarja dhe Zyliha Miloti, të cilët drejtohen në skenë po nga Çapaliku. Është e treta komedi e tij ku luan edhe rolin e regjisorit. Kujtojmë "I' am from Albania" dhe "Putargat e thata".
Skenografia është realizuar nga Zef Paci, kostumet nga Belinda Maçi dhe koncertmaestër është Marjan Deda. Interpretojnë Agron Dizdari (Patër Andrea), Frederik Fistani (Shoku Miltiadh ose operativi i lagjes), Enver Hyseni (Hilmiu, ose kasapi), Merita Smaja (Sadetja, ose shitësja e bukës), Rita Gjeka (Anunciata, ose një e ve italiane), Ina Gjonci (Ardita, ose revolucionarja), Marjan Deda (Arbeni, ose revolucionari), Jozef Shiroka (Leci, ose djali i shtëpisë, ushtar), Gjon Kola (Ejlli, katundar), Rajmonda Marku (Mrija, ose e shoqja e Ejllit). Ngjarjet janë vendosur në një shtëpi qytetase, më 29 Gusht të vitit 1968. Është koha e revolucionit kulturor. Ka filluar shkatërrimi i kishave dhe xhamive.
Në shtëpinë e Gjonit arrin nga jashtë televizori i parë në qytet. Ardhja e televizorit koincidon me ditën e Shën Gjon Kryepremit, apo ditën e emrit të të zotit të shtëpisë. Ardhja e televizorit nuk mbetet pa rënë në sy të banorëve të mëhallës, të cilët vijnë dhe mbushin shtëpinë e Gjonit.
Nis përpjekja për të vënë në punë këtë aparat të çuditshëm, me anë të cilit mund të çahet izolimi komunist. Përgjatë veprimit skenik kemi edhe risemantizimin e televizionit si një media që merr mbi sipër të gjithë vëmendjen dhe besimin e njerëzve.
Ndërkohë, pra, që jashtë po shkatërrohen religjionet e vjetra, brenda po lind një i ri: televizioni. Sfondi biblik të kujton fatin tragjik të Gjon Pagëzorit dhe të Gjon shqiptarit, të zotit të shtëpisë. |
| |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| | | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:44 pm | |
| Specialistët: Ja efektet negative nga duhanpirja | Efektet shëndetësore të duhanpirjes ndër të rinjtë janë shumë të mëdha. Kështu u shprehen specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, ndër të rinjtë, pasojat shëndetësore afatshkurtra të duhanpirjes përfshijnë efekte respiratorë dhe jo respiratore, dhënie pas nikotinës, si dhe rreziqe të lidhura me përdorimin e drogave të tjera. | Ndërsa sa u takon pasojave shëndetësore afatgjata në duhanpirjen e të rinjve, janë përforcuar nga fakti që shumica e të rinjve që pinë duhan rregullisht, vazhdojnë të pinë duhan gjatë moshës madhore."Pirësit e paketave të cigareve kanë një nivel më të ulët të funksionimit të mushkërive, sesa ata persona që nuk kanë pirë kurrë duhan. Duhanpirja redukton ritmin e rritjes së mushkërive",- pohojnë specialistët, duke shtuar se te të rriturit, pirja e cigareve shkakton sëmundje të zemrës dhe atak.
Sipas tyre, në një mesatare, dikush që pi një paketë, ose më shumë cigare çdo ditë, jeton 7 vjet më pak se dikush që nuk ka pirë kurrë duhan. Duhanpirja në një moshë të re shton rrezikun e kancerit të mushkërive. Për shumicën e duhanpirësve, në lidhje me kancerin, rreziku shtohet me vazhdimin e pirjes së duhanit nga individi.
"Adoleshentet duhanpirës vuajnë nga shkurtimi i frymëmarrjes pothuajse tre herë më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan dhe dyfishojnë prodhimin e gëlbazave, më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan",- shpjegojnë specialistët e ISHP-së, duke theksuar se adoleshentët duhanpirës janë të prirur që të vizitohen më shpesh te mjeku për një ankim emocional ose psikologjik.
Po sipas vlerësimit të specialistëve, adoleshentët janë tre herë më shumë të prirur të përdorin alkoolin, tetë herë më shumë të prirur të përdorin marijuanën dhe 22 herë më shumë të përdorin kokainën, krahasuar me joduhanpirësit. "Duhanpirja është e shoqëruar me sjellje rreziqesh të tjera, siç janë përleshjet dhe tërheqja nga seksi i pambrojtur",- theksojnë specialistët.
|
| |
| | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| | | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 12:49 pm | |
| Asteroidi sa 1.000 Hiroshima rrezikoi Token | Ndoshta shume pak njerez e dine, por diten e sotme, astronomet kane mbajtur frymen per shkak te rrezikut qe iu kanos Tokes nga nje asteroid qe kaloi shume prane planetit tone. | Edhe pse me nje diameter vetem 40 m, asteroidi “2009 DD45” kaloi shume afer tokes ne 13:44 me oren universale, duke kaluar vetem 72 mije km mbi siperfaqe. Perplasja e ketij objekti do te kishte qene e ngjashme me ate te vitit 1908 ne rajonin e Tunguskas ne Siberi, ku shkaktoi nje shperthim te barabarte me 1 mije bomba atomike si ajo e Hiroshimes me nje rreze shkaterrimi rreth 2 mije km.
Sa me shume perfeksionohen teleskopet e monitorimit, aq me shume bindemi per rrezikun qe i kanoset cdo sekonde Tokes, e cila ne te adhmen rrezikon te jete shenjester e mbetjeve hapesinore shume te rrezikshme. Fale teknologise moderne, sot cdo asteroid mund te individualizohet me saktesi.
Sipas te dhenave, pika me e afert e asteroidit me Token ka qene mbi paqesor, ne afersi te Tahitit. Gjate viteve te fundit, Toka ka shpetuar nga nje tjeter asteroid ne vitin 2004, i cili kaloi vetem 6400 km larg siperfaqes, duke rrezikuar seriozisht planetin tone. |
| |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| | | | H.iT Webmaster
Numri i postimeve : 493 Filloi me : 20/05/2009 Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme Sat May 30, 2009 1:09 pm | |
| I pari me SIDA, 15 vjet me virusin, nuk infekton gruan as fëmijët | Historia e pabesueshme e shqiptarit të parë të diagnostikuar me HIV, më 29 maj 1993. Rrëfimi i profesor Dhimitër Krajës: Ishte 32 vjeç, sot është 47 dhe jeton. Familja, e pastër.Një histori e rrallë edhe nga Dr. Adem Harxhi: Një malësor shqiptar, u dërgua në Budapest me AIDS, që në 1988-n!
|
E pabesueshme, por e vërtetë. Është personi i parë që është konfirmuar i infektuar me virusin HIV/AIDS në vendin tonë, që 15 vite më parë, por vazhdon të jetojë! Madje, jo vetëm kaq. Prej 15 vjetësh kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura me bashkëshorten dhe nuk e ka infektuar atë. Si të mos mjaftonte kjo, habia vijon. Rreth 8 vjet pasi ka marrë infeksionin, ai ka lindur edhe një fëmijë (i treti në familje), që është krejt i pastër, që do të thotë se nuk është i infektuar me virusin HIV.
Sikur të na i thoshte dikush tjetër, nuk do ta kishim besuar. Por ai që flet mbi këtë rast të rrallë, të denjë për një studim ndërkombëtar, është profesor Dhimitër Kraja, Shefi i Shërbimit të Infektivit në Tiranë.
Profesor Kraja është mjeku që e ka ndjekur pacientin, që në momentin që rezultoi pozitiv, e deri më sot. Profesori rrëfen se si u zbulua për herë të parë virusi vdekjeprurës në vendin tonë. Intervista mund të konsiderohet historike, për vetë faktin që është hera e parë që publikohet, rasti i shqiptarit të parë të identifikuar me AIDS dhe hollësitë mbi të.
Profesor, kur është identifikuar personi i parë i infektuar me SIDA në vendin tonë?
Është identifikuar rasti i parë me virusin HIV me datë 29 maj të 1993. Virusin mund ta kishte marrë rreth 2 vjet më parë.
Nga çfarë shtrese e popullatës ishte?
Ishte një punëtor i thjeshtë, nga familje e mesme. Ishte dhurues gjaku. Djalë në moshën 32 vjeç.
Si u zbulua?
U zbulua në kontekstin e kërkimeve që bënte ekipi që ndërtoi shteti në atë kohë për t’u marrë me SIDA-n. Ishte një ekip i përbërë nga 6 persona, dy doktorë laboratori, që shikonin analizën e HIV-it, dy doktorë epidemiologë, që merreshin me fenomenin e përhapjes së sëmundjes dhe dy klinicistë, që do të mbanin të sëmurët. Ishte doktor Besim Nuri, mikrobiolog virolog, që bënte analizat e gjakut për personat që dhuronin gjak. Për personin në fjalë, për fat të keq, analiza rezultoi pozitive. Ishte infektuar me virusin HIV/AIDS. Dr. Nuri e verifikoi rastin dhe dolëm ne konkluzion. Ky është statistikisht rasti i parë shqiptar i konfirmuar me virusin vdekjeprurës.
Po më pas çfarë ndodhi ?
Doktor Meno Boci, i cili ishte edhe ai një doktor i grupit dhe mjek shumë i mirë, e solli rastin tek unë. Më thotë se kemi një rast që ka dalë pozitiv dhe duhet ta kontrollonin nga ana shëndetësore për të parë se në çfarë stadi ishte sëmundja. Brenda javës realizuam takimin me të infektuarin. E futëm në një nga dhomat e klinikës. Dukej një djalë i mirë, i fuqishëm në pamje të parë. Nga ana klinike, dilte që ishte në një stad vetëm të zhvillimit të nyjave limfatike në qafë dhe në rrëzë të krahëve. Nga kontrollet që bëmë, përcaktuam që ishte në fazat e para dhe mund të kishte rreth 2 vjet që ishte infektuar me virusin HIV.
Ia komunikuat këtij pacienti lajmin?
Ia thamë. Ishte vitit 1993, siç ju thashë. Këto ishin probleme shumë të mëdha, pasi si rregull, këtyre pacientëve u duhet thënë se janë të infektuar dhe ishte rasti i parë që ne do t’ia thoshim një shqiptari. E kishim siklet se si do ta priste..
Si reagoi ai?
Kemi bërë një bisedë që rezultoi e lehtë, por shumë emocionuese. Filluam që t’i binim larg e larg për t’ia thënë. Ai thoshte: “Çfarë keni.. Pse më shikoni kështu... Më keni sjellë dy herë këtu për t’u vizituar. Më thoni çfarë kam.. Mos ma mbani të fshehtë”.
I thashë që ti ke një infeksion, që është i ngjashëm me një virus, që quhet retrovirus, që është i ngjashëm me virusin e SIDA-s. Ai më tha: “Po mirë.. Kam dëgjuar për këtë sëmundje se e kanë ata andej (të huajt).. Po unë ç’lidhje kam me këtë sëmundje”? I thashë se kjo sëmundje zhvillohet, ka rreziqe, njerëzit mund të vdesin. “Ou, - më tha, - “çfarë do më gjejë mua, më shiko sa i shëndetshëm jam. Lëre doktor, do t’ju kenë dalë gabim analizat...”
Na duhej të këmbëngulnim. I thamë se sëmundjen e ke, por duhet t’i vizitonim edhe bashkëshorten me fëmijët. Këtu i ndryshoi çehrja dhe vërtet u shqetësua.
Po familjarët si rezultuan?
Solli të shoqen dhe 2 fëmijët për kontroll. Për fat të mirë, ata rezultuan të pastër. Tani, ky ishte rasti i parë në Shqipëri me infeksionin HIV. Ishte në një stad mesatar të sëmundjes, por pa filluar shenjat e forta të virusit HIV. Edhe fati e ka dashur që ky është personi më jetëgjatë në Shqipëri. Që nga ai rast, në maj të ’93-shit, e deri para disa muajsh, kemi pasur raste që janë infektuar shumë vonë dhe sot janë të vdekur. Ky është rasti i parë dhe është etalon.
Nga hetimet që bëtë, nga rezultoi ta kishte marrë virusin ?
Pikërisht këtu qëndronte problemi. U vumë të gjithë në punë për të zbuluar se nga e kishte marrë virusin dhe për këtë ishim kureshtarë të gjithë, sepse ishte rasti numër një i zbuluar në vendin tonë. Por, në fakt, nuk rezultoi të ishte rasti “numri një” për këto arsye: Ai nuk kishte qenë kurrë jashtë shtetit. Ai nuk kishte bërë transfuzion gjaku asnjëherë. Ishte një familjar, relativisht i rregullt. Atëherë, menduam se mund ta ketë marrë nga gruaja. Por, në fakt, ajo rezultoi krejt e pastër.
Është e rëndësishme të theksoj edhe diçka tjetër. Prej 15 vjetësh që e ndjek këtë rast, e shoqja e tij fle me të rregullisht dhe është ende e painfektuar prej tij, megjithëse bëjnë jetë seksuale të pambrojtur. Madje, kanë lindur edhe një fëmijë tjetër, 8 vite nga koha kur pacienti ka marrë virusin vdekjeprurës. Kjo është vërtet pjesa më e bukur e kësaj historie.
Po si shpjegohet nga ana shkencore?
Në fakt keni të drejtë. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. E kemi rast në studim, që prej ditës që e kemi zbuluar si person të infektuar me HIV/AIDS. Këto rezultate na kanë habitur pa masë edhe ne. Nga ana shkencore njihen raste që, njëri partner nuk infektohet, ndonëse kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura.
Ju si personel, e këshilluat pacientin se nuk duhej të kryente marrëdhënie seksuale të pambrojtura, pasi mund të rrezikonte edhe bashkëshorten?
Sigurisht që e këshilluam. Na premtoi, por nuk e mbajti premtimin. Ua thashë se ne e kemi rast studimi të mirëfilltë. Në këto 15 vite ka pasur, të paktën, 1300 kontakte seksuale me bashkëshorten. Pra, ajo grua, me 1300 kontakte seksuale të pambrojtura me bashkëshortin e infektuar, hyn me ata persona që nuk e ka marrë SIDA-n. Madje, nuk kemi parë as ndonjë sjellje nervozizmi tek e shoqja. Punëtorë të thjeshtë janë të dy, por njerëz shumë të qetë e të edukuar. Për mua ka qenë dhe është surprizuese mënyra se si këta të dy arrijnë ta përballojnë një problem si ky prej 15 vjetësh.
T’u rikthehem edhe një herë hetimeve që bëtë. Nuk arritët të zbuloni se ku e kishte marrë virusin pacienti?
E ritheksoj se ky ishte problem për të gjithë ne. U vumë në pozitë. Të gjithë kishim të njëjtin mendim; se ky nuk është rasti i parë në Shqipëri. E ritheksoj se nga hetimet e mirëfillta që bëmë, i infektuari me HIV nuk kishte qenë kurrë jashtë shtetit dhe familjarët rezultuan të pastër.
Në intervistat që bëmë me të, njëherë tha: “Djalë i ri jam dhe ndonjëherë e kam tundur belin jashtë familjes”. E pyetëm nëse ishin të huaja apo shqiptare dhe na tha: “Femër shqiptare”. Nga kjo nxorëm që ky nuk është rasti i parë në Shqipëri, por ka pasur një rast tjetër që ia ka dhënë këtij personi. Pra, ky nuk është rasti numër zero në Shqipëri. Nëse themi se 29 maj i ’93-shit, kemi rastin e parë në Shqipëri të identifikuar, por para tij ka pasur raste të tjera që nuk u identifikuan kurrë.
A e bëtë publik rastin?
Kjo sillte një tronditje psikologjike, shoqërore dhe politike në vend. Ishte rasti i parë i identifikuar i virusit HIV. Frika qëndronte te faktet se si do e priste opinioni publik. Kishte edhe risk politik për qeverinë e asaj kohe, me pretendimin se përse sëmundja u shfaq pikërisht tani e jo më parë, etj. Në fakt, pushteti i asaj kohe, kuptoi që rasti kërkonte trajtim të veçantë. U dërguam edhe si grup mjekësh, që të gjashtë, jashtë vendit dhe u instruktuam që të jemi komunikues e seriozë. Mbaj mend që më ka thirrur në atë kohë edhe ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, dhe më tha se ngjarja duhet trajtuar me qetësi.
Si është gjendja shëndetësore momentalisht e personit të parë që u konfirmua me virusin HIV?
Deri para 4 muajsh ka ardhur në një gjendje shëndetësore perfekte. Këto muaj ka shfaqur pak dobësi, por kam shpresa se me mjekimin që po merr, ai do të ketë akoma jetë për të jetuar.
Dr. Harxhi: Rasti i parë, një malësor shqiptar, që në 1988-n
Elona Demollari
Edhe Dr. Adem Harxhi, ka diçka për të thënë lidhur me HIV/AIDS-in në Shqipëri. Historia që doktor Harxhi na tregon për SH2-shin, është vërtetë mbresëlënëse. Ajo daton në vitin e largët 1988, pra 2-3 vjet përpara se Shqipëria të hapej, për shkak të ndryshimit të sistemit politik.
Në atë kohë, Dr. Harxhi, i njohur sot për angazhimin e tij në edukimin seksual, punonte mjek pranë ambasadës sonë në Hungari. Më poshtë, është rrëfimi i Dr. Harxhit, që mund të jetë një detaj plotësues shumë i vlefshëm, për historinë e treguar sot në SH2, nga Dr. Dhimitër Kraja
“Kanë kaluar shumë vite dhe ndonjë hollësi edhe mund të jetë harruar”, - tregon Dr. Harxhi. “Ishte viti 1988. Punoja mjek pranë ambasadës sonë në Budapest, Hungari. Në atë kohë, ne dërgonim shumë të sëmurë që të mjekoheshin në Budapest, rreth 150 të sëmurë në vit, përveç të sëmurëve që shkonin në Vjenë, Paris dhe Bukuresht.
Një ditë marr njoftim me radiogram nga Ministria e Shëndetësisë në Tiranë, se duhet të vijë për shtrim një i sëmurë urgjent, për në një klinikë të sëmundjeve infektive. I sëmuri është në gjendje shumë të rëndë dhe nuk ishte përcaktuar sëmundja nga e cila vuante. Rezervoj një vend në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, në spitalin “Lazlo” të Budapestit.
Dr. Harxhi dëshmon se me avionin e parë nga Tirana, i sëmuri erdhi dhe u shtrua në klinikën e sëmundjeve infektive.
“Ishte një burrë, rreth të dyzetave, në gjendje shumë të rëndë, kockë e lëkurë (kahektik) dhe me shumë lezione të shpërndara në lëkurë, me pneumoni dhe temperaturë të lartë. I sëmuri u shtrua në karantinë të rreptë. Pas disa ditëve, profesori i klinikës, më thotë se analiza e gjakut tregon se i sëmuri është me AIDS, gjë që përputhet edhe me kuadrin klinik tipik. “Ne”, më tha profesori, “kemi pasur deri tani 17 raste të verifikuara, ky i juaji është rasti i 18-të.”
“Ky njoftim ishte i papritur. Ku të ishte infektuar me këtë sëmundje, ky person që jetonte dhe punonte në një nga zonat e thella të vendit”?, - pyet edhe sot Dr. Harxhi.
Sipas rregullit, ai njoftoi Ministrinë e Shëndetësisë për t’u thënë se rastin e kanë diagnostikuar për AIDS.
Ç’ndodhi më pas?Dr. Harxhi vijon:
“Nga Ministria më vjen njoftimi se duhet bërë çdo përpjekje e mundshme, që rasti të mos regjistrohej si AIDS. Bisedoj me profesorin, të cilit i lutem që të mos e raportojnë rastin si AIDS. Ishin vitet e para që kjo sëmundje ishte shfaqur dhe çdo vend ishte i detyruar të raportonte rastet e tij. I sjell si argument kundër diagnozës, pamundësinë e kontakteve të të sëmurit me AIDS-in.
U takova disa ditë me profesorin dhe vazhdimisht i kërkoja që rasti të mos raportohej si AIDS.
-“Pse gjithë ky insistim”?, më pyeti profesori
-“Ju lutem, më kuptoni”, i them, “Tirana nuk dëshiron të ketë të regjistruar me AIDS në Shqipëri.”
-“Çdo vend dëshiron të mos ketë të sëmurë me AIDS”, më thotë profesori, “por kur ka, do ta pranosh”.
Ai e kuptoi pozitën time dhe më tha:
-“Kjo është e vështirë, por do të mbledh edhe një konsultë tjetër”.
Pas shumë insistimesh, u vendos që rasti të mos raportohej si AIDS, por si një rast i papërcaktuar.
Disa ditë më vonë, i sëmuri vdiq në gjendje kome. Ky ishte rasti i parë me AIDS që unë kam parë, ndonëse ai nuk u regjistrua si i tillë, - përfundon rrëfimin e rrallë, Dr. Harxhi. |
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kurozitete te ndryshme | |
| |
| | | | Kurozitete te ndryshme | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |