|
| Ketu postoni POEZI shqipe | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:16 pm | |
| Qiellin nuk di si ta pikturoj më, tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:16 pm | |
| PARA ELEGJISE
Një ditë do t'i marrësh në gji gjethet e rëna të stinëve të tua dhe do të kërkosh kot veten shtigjeve të harruara të një moshe e nuk do të kesh më as flokë ere, as shikim ylberi ta matësh fillin dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër. Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua si pajën e nuses së vdekur e do të numrosh fluturat e shkuara t'agsholeve t'prenduara e s'do të kesh më as zjarr në buzë, as lot në sy të qeshën ngrohtë, të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh djelmoshat.
Një ditë dot'i hash buzët e tua, gjurmët e tua do t'i pështysh dhe secilin muzg do ta pagëzosh me nganjë pendim që dhemb e s'do te kesh me as sy deti, as hap te hedhur sorkadheje te shohesh si t'perqeshin gonxhet dhe te ikesh prej hijes sate.
Ruaju, moj se vashat me te bukura i vret bukuria e vet. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:16 pm | |
| Gjuha shqipe N.Mjeda
Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon.
Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del.
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq.
Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet.
E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:17 pm | |
| CMENDINA ME PORTE HAPUR
Po ikni, po na lini, duke menduar; "Pergjithmone", Nga ky dhe qe ishte juaji, joni, qe eshte cmendina jone. Cmendina jone e dashur, mallengjyese me kafkat shqyese.
O te cmendurit e mi te shtrenjte, sa ju dua, megjithese kurre s'ju flas, megjithese kurre s'me flisni dhe dot s'ju duroj dhe dot s'me duroni. Por ky eshte rit: ne nuk e shohim ne sy njeri-tjetrin per pa urryer, dhe ky eshte shkak per t'u dashur gjer ne cmendim, duke buzeqeshur ekzaltisht, ndersa ne faqe lotet na rjedhin, lotet.
Bashkevuajtes te mi qe ikni mergueshem, te cmendines sone unikale, me sy te fiksuar pas nje ideje te vetme, oh, vetem pas nje ideje te vetme, qe askurre s'u pa, s'u gjend askund dhe s'di ndonjehere ne ka per t'u gjetur.
Shperndahuni, ikni, tretuni. Vend me vend shtet me shtet... Oh, cfare piskame pisket nga cmendina jone ne oren e vone te perendimit, kur malli e merr per bijte ne Perendim...
C'trishtim! Mure te rrjepur..Mure qe gjithmone kufizojne horizontin per te lene nje qiell pa fund persiper.
Aty pas mesnate denesjet mbarojne, dikush me vete po flet: Sidoqofte shqiptarit, kudo qe te ndodhet, i mjafton marrezia e vet...
Mimoza Ahmeti | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:17 pm | |
| Dhimbja
Dhimbjet,
e bejne njeriun njeri,
Goditjet qe kurre s'e thyen burrin...
Ne ditet lyer me merzine gri,
Kur brenga,halli bren dhe gurin.
Dhimbjen e kemi qepur mbas vetes,
Bashke me djepin e qivurin...
Alban Tartari | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:18 pm | |
| Nuk me besohet...çudi... Ne piken e nisjes Ndodhem perseri. Njesoj...mendon dhe...ai.
Nuk e kane thene me kot Por une besova endren Tani qe po derdh lot Nuk degjoj dot as kengen..
Nuk i shkeputa prangat Per tu burgosut me ndryshe. Fluturoj e lire . Si nje dallandyshe. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:18 pm | |
| KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar; Ne toke i tretur si te tjeret, Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thate, Mbi varrin tim do te rrije i heshtur Nje qiparis si murg i ngrate.
Ti do trishtohesh atehere, Se s'do me kesh ne dhome gjalle, Dhe, kur ne xham te fryje ere, Do qash me eren dalengadale.
Po kur te jesh merzitur shume. Ne raft te librave kerkome, Atje do te jem i fshehur une, Ne ndonje varg a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshesh, Si nje blerim pas nje rrekeje. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:18 pm | |
| KUR NJE MENGJES
Do te jete mengjes e une do te vi patjeter. Mbi xhaketen time do te kene rene petale Nga lulet e kumbulles se vjeter, Nga lulet e thanes se tharet.
Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma. Une do te them emrin tend ne xhame Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone: "Ti cele heret, moj bajame!"
Do vershellej ngadale-ngadale E s'do prish gjumin tend te bukur. Do bien mbi mua petale E do ulet ne sup nje flutur...
E, kur syte te hapesh, do te shohesh Romantikun e perjetshem ne xhame Dhe kengen e dashur do njohesh: "Ti cele heret, moj bajame!" | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:19 pm | |
| Mos ma kujto
E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!
Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto, Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!
Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto, Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!
Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto, Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!
Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto, Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!
Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto, Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!
Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto, I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!
E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto, Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
Dritëro Agolli | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:19 pm | |
| kur të shihemi herës tjetër
do të mbështjell me përkëdhelje, me ekstazi
Do të mëkoj me të gjitha kënaqësitë epshore
derisa ti të humbasësh ndjenjat
Dua të të habis,
të të bej ti rrëfesh vetes që të tilla
momente as i kishe ëndërruar
Kur të plakesh dua
që ti kujtosh këto pak orë
dhe dua që kockat e tua të thata
të dridhen nga kënaqësia.
Gustave Flaubert (1821-1880) | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:19 pm | |
| MALL
Ismail Kadare
Ca pika shiu rane mbi qelq. Per ty une befas ndjeva mall. Jetojme te dy ne nje qytet, Dhe rralle shihemi sa rralle.
Edhe m'u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes. Qiejt e ngrysur pa lejleke Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit Seç m'u kujtua sot per dreq: "Te zgjuarit jane bashke ne bote, Kurse te fjeturit jane veç".
Ne ç'enderr kemi rene kaq keq, Qe dot s'po zgjohemi valle?... Ca pika shiu rane mbi qelq Dhe une per ty seç ndjeva mall. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:22 pm | |
| Anes lumenjve
Fan Noli
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti Vaj-vatani e mjer-mileti Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur?
Se ç'e shëmpnë derbederët, Mercenarët dhe Bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës!
çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës.
çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, Endërronj pa funt, pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
Dhe një zë vëngon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet Beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta, Dhe kudo gjëmon trumbeta: Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim Më bën djal' e më bën trim, Më jep forc' e më jep shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë Që do kthehemi një herë Pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur Brohorit me bes' e shpresë Anës Elbës, anës Spree-së. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:23 pm | |
| KRENARI SHQIPTARI Nuk te perulem, as te leshoj udhe! Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burre! Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe! Nuk te nenshtrohem,sikur te jesh bir i cdo mbretneshe! Ti mund te kesh lindur ne djepin me ar, i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare; ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte, pasanikja te kete mbeshtjelle me brez te arte. Po une jam me i madh se ne kasolle vorfnie, me buke, krype e fjale fisnikie e ruejta, e mbrojta, u gjakosa per kete toke, nder motet ma te veshtira pushken pata shok. Ne lahuten time do gjesh historine, te lashte sa rruzulli per mua,per Shqiperine! Me ka linde shqiptarja e ashper,e forte, midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte, Me ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte, peshtjellakun ma te mire qe s'asht pa ne bote! Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre. Nuk me ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele! Dhe per kete jam betue: Askujt udhen s'kam per t'ia leshue! | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:23 pm | |
| Me sulm te ri, me shpirtin plot Ti ben nje vrap per t'udhetuar. Ben dhe nje si vjet dhe sot, Dhe nje dhe mot e pa pushuar.
Dhe nuk u pyet per ngaj po shkon, Qe ngaj po vjen ngaj te fryn era. Vec udheton vec perparon, Si vjet e sot e mot perhera.
Dhe ik...e ik...e ik...e ik... E ja! keputet zemr` e shkrete. E ja! pershembet vrap i lik E bje permbys pergjithejete.
E pa t'u thare pika lot, Vrapojne zemerat e tjera, Me sulm te ri, me shpirtin plot, Si vjet e sot e mot perhera. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:24 pm | |
| Kush ta fali bukurine
Kush ta fali bukurine Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar, Pellumbeshe pende-shkruar, Bubu!plumb ne kraharuar, Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe, Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe, Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua, Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija, Yll i ndezur me shkendija, Ndezur mun ne mes ne balle, Te me vesh ne dhe te gjalle. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:24 pm | |
| Dimër
Shpirti im qe sot y mbyll Dhe gezimin m'a perzuri. Neper mal e neper pyll Zu debora prej qekuri.
Bjene floket nje-nga-nje Mi katundin e shkretuar. Dyke mardhur nene te Dheri fjet e ri mbuluar
Flet nga-dal e shpirti im, Dhe ne zi pikoj si fleta, Pa me qit as pipelim Tere fili, tere jeta.
Ne kaq heshtje-e qetesi Ndjej vajtimthin e nje shpesi: Psheretin me ze te ti Jet' e trembur se mos vdesi
Lasgush Poradeci | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:25 pm | |
| Mëmëdheu
Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka, ku kam dashur mëm'e atë, ku më njeh dhe gur' i thatë ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshët ku kanë qënë dhe varret q'i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gas e me shpres, ku kam dëshirë të vdes. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:25 pm | |
| Dashuria
E mban mënd, moj Marë, dashurin' e parë? Njeri nuk e gjegji, se jeshmë te vegji. Unë pa ty s'rrojë, vij' e të kërkojë; tl pa mua s'rroje, vij' e me kërkoje. Në lule me erë putheshim ngahere, dhe si burr' e grua losnim nënë ftua. Një ditë, të dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinë të besoj taninë, perëndin' a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë. ------ Bukuria jote, leshërat e tua posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,ballëtë si diell, faqetë si mollë,qafa jot' e gjatë, mesi yt i hollë,sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,buzët si burbuqe, sytë si gështënjë, dora si dëborë, fjala jote mjaltë, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë; gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua, po zëmëra jote u bë gur për mua! ----- Pika-pika bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, vetëtin e fryn veriu, breshëri kërcet mi tokë! Le të fryjë er' e ftohtë, s'ka ç'më bën dimëri mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dëbor' e shi, sa flë njeriu me gas, kur ka mikenë në gji!
Andon Zako Cajupi | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:27 pm | |
| FILLIMI, REPRIZA
E paNjohura me ne fund do ta mbylle Deren
Pas shpinave tona vrapon Daniel Defo miku yne i vjeter Robinson Kruson kerkon ate zbulues te madh te vetmise njerezore
(Sa shekuj kaluan qysh se ajo Dere u hap)
Tevona degjoj rrapllimen e rende te nje valleje kujisjen e braves frymemarrjen e bimes ne mur Celesi na u ndryshk apo fati na la
Jashte lojes si po na nxjerr pamundesia
ALI PODRIMJA | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:28 pm | |
| NOKTURNO
Në qiell hëna, unë në llogore.
Atje tej na përgjon vdekja e uritur.
Nata është e errësirës dhe e befasisë
Stop. Ndaluni mendime që më tretin prej këtej.
Është e ndaluar braktisja e pozicionit.
Nata është e befasisë dhe e errësirës.
Hëna në qiell, unë në roje të Atdheut.
Shko ne krye te faqes | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:28 pm | |
| RAFSHI I DUKAGJINIT
Është një përbindësh që na e ha ekzistencën.
Por janë edhe ca burra dragonj, vetëtima.
Në Rafshdukagjin llogore lirie.
Jehona gjithandej gjëmimi me vrushkuj rrezesh.
Përbindsha llahtari do t'i zhbijë jeta jonë.
Kjo tokë vetvetiu ka hyrë në Epopenë Diellore.
nga Hajdin Abazi | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:28 pm | |
| Fluturojë mbi shtigjet tua
Fluturojë mbi kullat tua të rrenuara Prekaz Ulem mbi ledinat tua të gjakosura Izbicë Qajmë mbi varret tua të hapura Likoshan Kafken e lashë të çmallet në gjurmët e shkolles sate Llaushë Shikojë shtëpitë tua të plaçkitura Skenderaj Fluturojë mib shtigjet tua të kallura Drenicë
Shko ne krye te faqes | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:28 pm | |
| Ikja
Mbi peshën e rëndë të fjalës Zhytem si piramidë në det Në pellgun e ëndrrës së djegur Në këtë tokë si lulet. Zhytem humnerave të harresës Me një shpresë të vyshkur në xhep. Shiriti i këputur i kujtesës Rrugëve të arratisjes më ka mbet Nata ecë mbi meridianet e kohës E unë simfoni e saj, Gabimet e lojërave të turbullta Gjaku ynë më nuk do t'i lajë. Nata shtrigë e vjetër në planetin maxhik U arratis në ferrin e egër Nga drejtësia ikë.
nga Kaltrina Pajaziti | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:29 pm | |
| LIBRI I MBYLLUR
Deri kur I mbyllur në mendjen time Kur do lexohen Këto shkrime Deri kur poeteshë E librit të mbyllur Deri kur Kanun i mendjes së ndrydhur | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe Sat May 30, 2009 2:29 pm | |
| PSE HESHT
Unë hesht ti hesht Kush të flasë Unë qeshi ti qesh Kush të kujtoj Tiktaket e zemrës Nuk pushojnë
çdo gjë ndryshon Kur njëri-tjetrin Nuk dashurojmë
Të dua pse hesht Të dashuroj pse s'flet
nga Arbëreshë Aliçkaj | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe | |
| |
| | | | Ketu postoni POEZI shqipe | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |