Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Humbni peshë gjatë shtatzënisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Humbni peshë gjatë shtatzënisë Empty
MesazhTitulli: Humbni peshë gjatë shtatzënisë   Humbni peshë gjatë shtatzënisë EmptySat May 30, 2009 1:27 pm

Humbni peshë gjatë shtatzënisë


Humbni peshë gjatë shtatzënisë Shtatzania
Humbja e peshës gjatë shtatzënisë mund ta përmirësojë shëndetin e foshnjave të lindura nga gratë obeze me diabet gjatë kësaj periudhe.
Tradicionalisht mjekët nuk kanë preferuar të këshillojnë gratë shtatzëna për të humbur peshën, madje edhe nëse janë obeze (të trasha). Në të vërtetë, të dhënat tregojnë se gratë e trasha shtojnë edhe 7 deri në 9 kilogramë gjatë periudhës së barrës. Fëmijët e lindur nga gratë e shëndosha rrezikohen më shumë nga defektet neurale, defektet kongjenitale të zemrës dhe disa probleme tjera serioze. Ndërsa, shumica e grave as pas lindjes nuk e humbin të gjithë peshën të cilën e shtojnë gjatë shtatzënisë, duke e ngarkuar shëndetin e tyre edhe me mbipeshë. Kjo i ka shtyrë disa mjekë të pyesin, nëse është më mirë që gratë e mbipeshë të ruajnë peshën e tyre, ose të humbin atë gjatë shtatzënisë.
Doktor Raul Artal, profesor dhe kryetar i departamentit të obstetrikës, gjinekologjisë dhe shëndetit të femrave në Universitetin e Saint Louis (SHBA), dhe kolegët e tij kanë studiuar 96 shtatzëna me mbipeshë me diabet. Diabeti gjatë shtatzënisë është sëmundje me nivel të lartë të sheqerit në gjak që paraqitet tek gratë vetëm gjatë kësaj periudhe dhe të cilat nuk kanë pasur diabet më herët; ky lloj diabeti zakonisht largohet pas periudhës së shtatzënisë. Gratë të cilat janë studiuar, kanë zgjedhur ushqim me kalori të reduktuar ose ushqim të pasur me kalori por edhe ushtrime – ecje për rreth 20 minuta pas çdo ngrënie. Rreth gjysma e grave në grupin që janë marrë me ushtrime kanë ruajtur peshën e tyre ose kanë rënë në peshë, përderisa katër nga pesë gra në grupin e atyre që vetëm kanë mbajtur dietë (pa ushtrime fizike), kanë pasur rritje të peshës. “Femrat të cilat e kanë ruajtur peshën gjatë shtatzënisë, ose e kanë humbur atë dhe kanë bërë ushtrime, kanë më pak komplikime krahasuar me ato që kanë qenë vetëm në dietë”, thonë studiuesit. “Ne kemi parë që këto gra kanë lindur foshnje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Humbni peshë gjatë shtatzënisë Empty
MesazhTitulli: Re: Humbni peshë gjatë shtatzënisë   Humbni peshë gjatë shtatzënisë EmptySat May 30, 2009 1:27 pm

A është e sigurt që gratë e trasha të humbin peshën gjatë shtatzënisë? Doktor Christofer Glantz, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin Rochester (New York), thotë “JO”. Ai thekson se studimet e sipërpërmendura janë të pakta dhe të kufizuara për tu aplikuar tek të gjitha gratë e shëndosha gjatë shtatzënisë. Ai thotë se studimet që thonë se “humbja e peshës gjatë shtatzënisë është gjithmonë e mirë”, duhet të ristudiohet. “Përvoja ime thotë se foshnjat lindin të shëndosha kur gratë e trasha nuk shtojnë peshën ose shtojnë atë deri në 6 kilogramë, sa edhe rekomandohet”, ka thënë Dr. Glantz. “Për gratë e kategorisë më të lartë të obezitetit, nuk është problem edhe nëse ata humbin peshën”.Megjithatë, studiuesit potencojnë rëndësinë e ushtrimeve gjatë shtatzënisë, veçanërisht për gratë e shëndosha. “E dimë se ushtrimet në shtatzëni janë të shëndetshme për çdokënd”, thonë ata. “Kur flasim për ushtrime fizike, flasim vetëm për ecjen – forma më e sigurt e ushtrimeve.
Nëse janë të trasha, gratë shtatzëna mund të merren me ecje të një rritmi mesatar, që është edhe më e dobishme. Edhe marrja e ushqimit me kalori të ulët është po ashtu e dobishme”.Është e rëndësishme të kuptohet fakti se shtatzënia është periudha e mos-aktivitetit dhe ngrënies së tepërt. Mesazhi i studimit është se shtatzënia nuk është stad i izolimit, dhe po ashtu nuk duhet të hani për dy persona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Humbni peshë gjatë shtatzënisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe meshkujt trashen gjatë shtatzënisë së partnereve
» Kidman mohon spekulimet e shtatzënisë
» Rregullorja gjate Shpalljes se Ofertave
» Kondicion i mirë për jetë të gjatë
» Çfarë ndodh gjatë çasteve magjike kur dy persona puthen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mjekësi-
Kërce tek: